Ky është mesazh që të copëton zemrën, i një studenti që ndodhej në bordin e një trageti që po fundosej në Korenë e Jugut, dhe duke e ndjerë rrezikun afër, ai i dërgoi nënës së tij fjalët e fundit.
Trageti me 460 pasagjerë në bord u fundos në brigjet e Koresë së Jugut në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Deri tani nëntë persona janë konfirmuar të vdekur dhe 290 rezultojnë të humbur, mes tyre edhe shumë studentë të shkollave të mesme .
Njëri nga studentët, i cili ndodhej në bordin e anijes, ka menduar që nuk do të mbijetonte dhe i dërgoi nënës së tij një mesazh, ku i shprehte dashurinë.
“Mami, unë po të dërgoj këtë mesazh tani, pasi kam frikë se nuk do të kem mundësi më vonë që të të them të dua”.
Nëna e tij, e cila nuk dinte se çfarë po ndodhte dhe se çfarë rreziku i kanosej djalit të saj, po pyeste veten se pse djali i saj po i çonte këtë sms në këto momente. Ajo ia ka kthyer sms-në duke i thënë: “Edhe unë biri im të dua shumë”.
Mediat botërore raportojnë se studenti u shpëtua më vonë nga një anije tjetër. Raportohet se mes viktimave janë edhe dy studentë të shkollës së mesme dhe një anëtare femër e ekuipazhit. Kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e personave të humbur./ Shekulli