Shtypëshkronja më e madhe e Kur’anit në Afrikë është planifikuar të filloi sot.
Rreth 850.000 euro janë shpenzuar për të themeluar kompleksin, që  do të hapet të mërkurën me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin e Sudanit, Kartum.
Drejtori i “Shtëpisë së Kur’anit” (Dar Mus’haf) të Sudanit dhe një numër i aktivistëve Kur’anor të vendit do të jenë të pranishëm në ceremoninë e përurimit.
Shtypëshkronja e Kur’anit e Sudanit do të ketë kapacitet për të shtypur rreth 6 milionë kopje të Librit të Shenjtë çdo vit.
Shtypëshkronja është themeluar me investime nga Katari dhe  Halifa bin Xhasim al-Kuvari, një këshilltar i Ministrit të Çështjeve Islame të Katarit do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit.
Deri tani, Shtëpia e Kur’anit, (Dar Mus’haf) e Sudanit, e cila u themelua në vitin 1994, ka qenë institucioni zyrtar për shtypjen e Kur’anit në këtë shtet të Afrikës Lindore.
Shumica e popullsisë së Sudanit është muslimane dhe mësimi përmendësh i Librit të Shenjtë, Kur’anit, është i zakonshëm në mesin e banorëve të vendit.
 
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë