E lindur në vitin 1987, në Foça, Bosnjë, politikanja  27-vjeçare suedeze është tani personi më i ri ndonjëherë që ka shërbyer si ministër në Suedi.
Një emigrante 27-vjeçare boshnjake muslimane është emëruar Ministre e re e Arsimit në Suedi, duke u bërë  një model për të rinjt muslimanë aktiv.
Ministrja, Aida Haxhialiç, u emërua në fillim të muajit tetor në qeverinë e re të Stefan Löfven, raportoj me 8 tetor 2014, IBNlive.
E diplomuar për drejtësi në Universitetin e Lundit, Aida Haxhialiç u bë zëvendës kryetare e qytetit suedez Halmstad në moshën 23 vjeçare.
E lindur në vitin 1987 në Foçë, Bosnje, politikanja 27-vjeçare suedeze është tani personi më i ri që ka shërbyer ndonjëherë si Ministër në Suedi.
Aida Haxhialiç ishte pesë vjeç kur familja e saj u largua nga lufta në Bosnje-Hercegovinë.
Bosnjë ra në luftë civile në vitin 1992, e cila la 200.000 të vdekur me miliona të zhvendosur kur forcat serbe nisën fushatën e spastrimit etnik kundër muslimanëve të Bosnjës.
Gjatë luftës 43-mujore, rreth dy milion njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre, gjysmë milioni prej tyre janë ende jetojnë si refugjatë.
Në muajt e fundit të luftës mbi tre-vjeçare, forcat serbe, të udhëhequr  nga gjenerali Ratko Mlladiç, pushtuan Srebrenicën, duke vrarë rreth 8.000 burra e djem muslimanë.
Suedia ka hapur dyert e saj për emigrantët për dekada të tëra.
Në vitin 2012, rreth 43.900 azilkërkues arritën, një rritje gati 50 për qind në krahasim me vitin 2011. Gati gjysma ishin nga Siria, Afganistani dhe Somalia, ata do të marrin të paktën një qëndrim të përkohshëm. Në Suedi janë 103.000 emigrantë të rinj.
 
Burimi: OnIslam & News Agencies
Pëtktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë