Sulmet terroriste në Paris: 142 të vdekur

PARIS (AA) – Njoftohet se si pasojë e sulmit në sallën e koncertit Bataclan numri i personave të vrarë është afërsisht 100, dhe kështu deri tani numri i personave të vrarë në total njoftohet se ka arritur në 142 persona nga sulmet në Paris.

Ndër të tjerë mësohet se ka përfunduar operacioni i policisë në zonën 11 të kryeqytetit të kryer në sallën e koncerteve Bataclan dhe kundër personave që kishin marrë pengjet.

Theksohet se policia ka vrarë tre sulmuesit, ku dhe kanalet televizive franceze në lajmet e tyre duke u bazuar në të dhënat e burimeve të policisë kanë njoftuar se në sulmin e ndërmarrë në sallën e koncerteve kanë humbur jetën të paktën 100 persona. Sipas burimeve të policisë është njoftuar se në sulmet me armë dhe bomba të ndërmarrë në 6 zona të ndryshme kanë humbur jetën 42 persona, ku dhe numri në total i personave që kanë humbur jetën arrin në 142 persona.

Ndër të tjera Presidenti francez, François Hollande dhe Kryeministri Manuel Valls kanë njoftuar se do të vejnë në sallën e koncertit.

Në Paris të premten vonë janë kryer disa sulme të armatosura me bomba, ndërsa objektivi ishte një lokal në afërsi të stadiumit të futbollit, salla e koncertit dhe restorante.