Filluam herët, që nga themelimi i FRI-së, organizatë kjo rinore ku tuboi shumë të rinjë e të reja me elan dhe ambicie për ndryshime, për punë aktive, për bashkëpunim me studentë.

Fillimisht si përgjegjëse e Sektorit të Femrës, e pastaj si anëtare dhe aktiviste ku së bashku me shumë vajza dhe gra dashamire të thirrjes u angazhuam në kontribut vullnetar për organizime të ndryshme si tribuna, seminare, pikniqe, etj. FRI ishte institucioni ku denjësisht u përkrah zëri i femrës, idetë dhe kontributi i saj për ndryshime të shoqërisë.

E përkrahu dhe e fuqizoi femrën dhe vazhdon t’i qëndrojë përkrah edhe tash, ku shumë femra në vende tjera përdoren si dekor dhe numër. Uroj që FRI të vazhdojë edhe më zëshëm në angazhimin e vet, të tubojë rini ku do t’u ofrojë përkrahje dhe do t’i orientojë drejt rrugës së dijes, hulumtimit, njohjes së Zotit dhe shëmbëlltyrës së Pejgamberit s.a.w.s.

Le të shërbejë ky përvjetor si përkujtim se FRI ishte zëri i rinisë para 16 viteve, është dhe do të jetë për shumë gjenerata. Tash në takimet e tyre vazhdojnë gjeneratat e reja ku si pjesë e saj janë edhe fëmijët e mi dhe e di se janë në duar të sigurta.

Qofshi gjithmonë faqebardhë FRI, mburrem me ju.

Sumeje Murtezi, pedagoge