Nxënësit nga katër qytetet ku u zhvillua ky projekt për vitin 2016/2017, nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Gostivari, realizuan takimin e përbashkët, në ambientin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik.

Fillimisht fjalë përshëndetëse pati kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani, më pas edhe prorektori i UNB-së, Shener Bilall, i cili poashtu i dhuroi një dhuratë modeste kryetarit të FRI-së, në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin.

Në këtë takim nxënësit ndoqën këshillat nga Agim Abdullah se si përgatitet një minifilm si dhe dëgjuan ligjëratën me temë “I riu si model komunikimi” nga Qenan Ismaili.

Poashtu, në këtë takim u bë edhe prezantimi i Universitetit Ballkanik nga përgjegjësi për promovim, Bujar Muça, me qëllim për tu informuar nxënësit për kushtet dhe mundësitë për studime në këtë universitet.

Me këtë takim përfundoi edhe programi i përgatitur për këtë vit për nxënësit, të cilët këtë projekt do ta përmbyllin me garë në finalen e madhe, ku do të garojnë nxënësit më të mirë të përzgjedhur nga gjysmëfinalet në qytetet përkatëse.