Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, filloi realizimin e projektit “Talentium”, për vitin akademik 2015/2016. Është viti i tretë me radhë që Forumi Rinor Islam zhvillon projektin në fjalë, i cili ka për qëllim trajnimin e të rinjëve si dhe avansimin e tyre në sferën e komunikimit, medias dhe fjalimeve motivuese.
Njëri nga kordinatorët e këtij trajnimi për Kumanovë, Xhenis Sulimani, para nxënësve bëri një prezantim të përgjithshëm të projektit, për rrjedhën e tij në javët në vijim.
Pasi u informuan rreth projektit, nxënësit plotësuan pyetësorët, për të treguar kështu më shumë për qëllimet e tyre, angazhimet dhe profesionin e tyre në të ardhmen.
Për 12 javë me radhë, sa do të mbahen trajnime e këtij projekti, nxënësit do të përfitojnë nga trajnuesit e ndryshëm nga Kumanova dhe qytetet tjera, poashtu ata do të kenë mundësinë që t’i tregojnë aftësitë e tyre në prezantime, në mësimin interaktiv si dhe punën grupore.
Talentium - Kumanovë
Talentium - Kumanovë