Pyetje:”Çfarë mendoni për dikë që han gjatë agjërimit pa dashje, pra harron?”
Shejh Salim Axhemij
Përgjigje:”Kushdo që han ose pi gjatë ditës në agjërim e sipër, agjërimi i tij është i saktë. Është vërtetuar se Profeti a.s ka thënë:”Kush harron ndërkohë që është duke agjëruar, han dhe pi, le ta plotësojë agjërimin, pasi vetë Zoti i ka dhënë me ngrënë e pirë.” (Buhari)
Sakaq, njerëzit që e rrethojnë duhet t’ia kujtojnë – nëse e shohin – dhe ti thonë se është agjërueshëm. Ndalimi nga e keqja dhe urdhërimi për mirë hyn edhe në këtë rast.
Është mirë që nëse një mysliman sheh një tjetër duke ngrënë ose pirë gjatë Ramazanit, ta ndalojë dhe ta këshillojë. Ka disa myslimanë, të cilët për arsye udhëtimi ose sëmundjeje, ushqehen në publik. Kjo shkakton pakënaqësi tek njerëzit e tjerë të cilët nuk e dinë statusin e tij. Prandaj, këta njerëz, edhe nëse u lejohet të ushqehen, nuk duhet ta bëjnë këtë në publik.
 
Zoti e di më mirë!