“Photoshop” është program i dobishëm, por për shumë veta është edhe konfuze. Kjo mund të paraqet probleme për ata që dëshirojnë të avancohen në sferën e fotografisë. Ajo që është e nevojshme për fotografistët të cilët nuk kanë shumë përvojë në photoshop, është një tutorial i thjeshtë për truket themelore që ju mund të bëni me programin.
Një tutorial i tillë egziston, edhe atë në version video. Ajo është e bërë nga “Adobi”, por kush më mire mund t‘ju tregojë si ta përdorni softwar-n e tyre.