Tërmet në Azinë Jugore, arrin ne 200 numri i viktimave

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 shkallë Rihter ka goditur Azinë jugore, duke përfshirë pjesë të Afganistanit, Indisë dhe Pakistanit. Sipas të dhënave fillestare, së paku afer 200 njerëz kanë vdekur si pasojë e këtij tërmeti, ndërsa Shërbimi Gjeologjik Amerikan tha se epiqendra e tërmetit ishte në verilindje të Afganistanit, 250 km nga kryeqyteti Kabul

Dridhje të forta janë dëgjuar edhe në kryeqytetin e indisë, Nju Dehli, ndërsa frika më e madhe ekziston se mos po përsëritet sërish një tërmet i dytë.