Në hapësirat e Komunës së Tetovës, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, priti në takim delegacionin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Ndihmës Islamike, z. Ehsan Saleh Al-Taieb.
Kjo organizatë kryen veprimtari tejet të vlefshme në sferën humanitare dhe sociale. Programet e saj synojnë zhvillimin e komuniteteve përmes punës humanitare dhe institucionale, në një mënyrë që u shërben njerëzve dhe arrinë rekonstruksion dhe zhvillim.
Përfaqësuesit e kësaj organizate u shprehën të kënaqur nga iniciativa për vendosje të themeleve të një bashkëpunimi të mirëfilltë mes tyre dhe Komunës së Tetovës. Për projektet e dërguara nga Komuna e Tetovës deri te kjo organizatë ata reflektuan gadishmëri për përkrahje, duke shprehur përkushtimin e tyre gjatë analizimit të mundësive për realizimin e këtyre projekteve.