Muhamed Hassan
Një prej Profesorëve tanë në Universitetin e Mensures është sprovuar me një sëmundje në zemër, kishte udhëtuar në Londër për shërim  prej nga mjekët vendosën që ta operonin sa më parë.
Ai thot se kishte vendosur që të kthehej në vendlindje për t’u përshëndetur me familjarët dhe të afërmit, dhe për të lënë disa porosi. Por, para se të udhëton ishte duke qëndruar në zyrën e një shokut dhe përballë saj e shikonte një njëri i cili po shiste mish, ndërsa aty pran një plakë të moshuar e cila po mblidhte copat e rëna nga dhjami dhe kockat.
Thot, dola menjëherë dhe po e thërrisja gruan” Oj nënë, çfarë je duke bërë? Ajo tha ??
Kam gjashtë vajza dhe po mbledh nga copat e rëna në tokë pasi fëmijët ka më shumë se gjashtë muaj që nuk kan ndier erën e mishit.
Fillova të qaja sa gati nuk me doli zemra, kujtoja se si çdo ditë hedhim mish dhe ushqime, e jemi stërngopur dhe sëmurë nga të ushqyerit e tepruar.
Iu drejtova shitësit e i thashë, jepi sa të dojë nga mishi, pastaj ia pagova për një vit të plotë në mënyrë që të mund të vinte gruaja çdo javë dhe të merrte nga mishi aq sa i nevojitej.
Ajo ra në gjunjë, ngriti kokën dhe duart kah qielli, filloje t’i lutej Allahut xh.sh duke qarë.
Allahu xh.sh ia pranoje lutjet kësaj gruaje të gjorë e të devotshme.
Shejh Muhamed Hassan tregon se, i është betuar në Allahun xh.sh që ende pa kaluar një jave është ndier më mire, dhe vendosi të mos udhëtonte.
Familjarët insistituan për të udhëtuar në mënyre që të siguroheshin për shëndetin e tij.
Atje mjekun i cili ishte përgjegjës për kujdesin e shëndetin tim duke shikuar në analizat e mia, kthente shikimin nga unë, shikonte analizat dhe përsëri më shikonte mua duke më pyetur i habitur “A këto janë analizat tua”?
Po, iu përgjigja. Ndërsa ai vazhdonte të shikonte herë analizat dhe herë mua, derisa më nuk mundi ta përmbante veten, filloi të bërtiste, ” Çka ke bërë?, Çka të ka ndodhur kështu?”. ”Unë nuk po shoh asnjë shenjë të sëmundjes tënde, çfarë ke bërë”??!!.
Kam bërë tregti me Allahun xh.sh dhe ja më ka shëruar.
Thotë Muhamed Hassani, assesi mos e injoroni lëmoshën, assesi mos përqeshni mirësinë, assesi mos e nënçmoni mirësinë sado e vogël të jetë ajo. Dhe assesi mos e harroni fjalën e Pejgamberit a.s ” Shëroni të sëmurët tuaj me lëmoshë”.
Një grua ka hyrë ne zjarr për shkak të një mace, ndërsa një tjetër në xhenet për shkak të një qeni që i dha ujë pasi ishte tepër i etur, e Allahu xh.sh për këtë ia fali mëkatet e saj!
 

” Në historinë e Islamit nuk ka pasur më shumë se gjashtë komentues të ëndrrave, ndërsa sot në secilën lagje kemi me dhjetëra. Në kohën tona janë shtuar ëndrrat sepse ne jemi popull i fjetur”.
 

” Sikur të mos ishin sprovat, Jusufi a.s do të mbetej i përkëdhelur në prehrin e të atit, por për shkak të sprovave ai u bë ministër”.
 

” Jetojmë në këtë botë duke i bërë mëkate Allahut xh.sh ditë e natë, thuajse ne e kemi siguruar hyrjen në xhenet. Por po harrojmë se Ademit a.s ju ndalua të qëndruarit në xhenet për një mëkat të vetëm”.
 

” Nëse fjala ushqehet nga zemra që i është dorëzuar Allahut xh,sh, merr forcë që është e pamundur ta thyesh”.
 

” I poshtëruari, bukurin e sheh si sfidë. Torollaku, mençurinë e ka armik. Dështaku, suksesin e sheh si torturë ndaj tij,… e kështu me radhë”.
 

” A të ka ndodhur ndonjëherë që të përzihen e qara dhe e qeshura? Mua më ka ndodhur dje kur po i përqafoja fëmijët pas mungesës time për një kohë, ndërkohë që dëgjova një lexues Kurani po lexonte fjalën e Allahut xh.sh: “Atë ditë kur do të ikë njeriu nga vëllai, nga nëna dhe babai, nga shoqëria dhe fëmija”.
 

“Robër janë ata të cilët ikin nga liria, e nëse zotëria i tyre i ndjekë ata
kërkojnë zotëri tjetër. Kjo për arsye se ata kanë tej mase nevojë për robëri, ata e kanë edhe shqisën e gjashtë apo të shtatë, shqisën e përuljes, e që patjetër duhet ta ngopin. E nëse askush nuk i skllavëron ata në shpirtrat e tyre do të ndihen të nënçmuar, bien në pragje duke u zvarritur dhe as që presin ndonjë shenjë me gisht nga zotëria i tyre për të rënë në sexhde”.
 

“Bëhuni si pema të cilën njerëzit e gjuajnë me gurë ndërsa ajo ju lëshon frute”.
 

” Umeti i mbyllur është një grumbull zerosh të pavlera. Por nëse Allahu xh,sh ua dërgon një që besimtar të sinqertë, thirrës në rrugën e Allahut xh,sh, njohës të fesë dhe metodave të thirrjes, atëherë ky grumbull zerosh do të bëhet milion e miljardë kur para tyre vie njëshi”.
 

“Qetësia e besimtarit fillon me vdekjen e tij, ndërsa për pa besimtarët fillon lodhja me vdekjen e tyre”.
 

“Nuk është frikë nga Allahu xh.sh të qarit, por frikë nga Allahu xh.sh është të larguarit nga mëkati duke pasur mundësi ta bëni, thotë Allahu xh.sh “E për atë që i frikohet Allahut xh,sh do të ketë dy xhenete”.
 

”Me të vërtetë pasuria është një rob i sinqertë, por ajo di të jetë edhe zotëri i keq. Është rob i yti nëse e shpenzon, por nëse e grumbullon dhe mërzitësh për të, atëherë do të ankohet për ty, do te të sëmurë sepse ti je bërë rob i saj”.

 

 ” Sikur te hynte secili prej nesh në zemrën e tjetrit do t’i vinte keq për të”.

 

Kush mbështetet në pasurin e tij, do t’i pakësohet!

Kush mbështetet në pushtetin e tij, do të nënçmohet!
Kush mbështetet në mendjen e tij, do të humbet!
Kush mbështetet në diturin e tij, do të devijon!

Kush mbështetet në njerëz, do të lodhet!
E ndërsa kush mbështetet në Allahun xh.sh as nuk do të pakësohet, e as të nënçmohet, as nuk do të humbet e as të devijohet, e as nuk do të lodhët”.
Shqipëroi: Artan Musliu