Malkolm X, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Vetëm ata mëkatarë të cilët janë në gjendje që të pranojnë mëkatet e tyre, vetëm ata janë në gjendje që të pranojnë edhe realitetin ”.
Maxhid Ejub
“Nuk do të te humb e drejta jote, e as që do të avullohet  mundi yt, mos u frikëso se nuk do të marrësh frytet e mundit tënd. Kjo botë nuk është shkel e shko e as nuk ecë pa ndonjë mbikëqyrës, sepse Allahu xh.sh është Ai që shpërblen për çdo të vogël e edhe nëse ajo është sa një grimcë e atomit ”.
“I mençuri nuk e përqesh askënd vetëm pse është larg parimeve fetare sepse askush prej nesh nuk mund të jetë i sigurt se cili është më i mirë tek Allahu xh.sh, e ndërsa injoranti mendon të kundërtën e kësaj ”.
“Bukuria e vërtetë e njeriut qëndron në pastërtinë e zemrës, bukurinë e moralit dhe assesi nuk qëndron në formën e tij dhe as në bukurinë e pamjes së tij ”.
“Sa bukur është të flitet për Allahun xh.sh derisa shoqërohesh me njerëzit. Me të vërtetë është bisedë nga e cila nuk mërzitesh dhe për të cilën do të gëzohesh ditën kur nuk të bënë dobi as pasuria e as fëmija ”.
Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë
”Xhihadi në rrugën e Allahut është besë e lidhur në qafën e çdo besimtari, çdo besimtari në mënyrë absolute, prej se janë të dërguarit dhe prej se është prezentë feja e Allahut. Është ligj i Tij që zbatohet vazhdimisht e që pa të nuk drejtohet kjo jetë dhe se jeta nuk është e dobishme me lënien e saj (luftës): “…sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit ‘’ 2:251 “.
“Nuk mund te arrihet një qellim i ndershëm përderisa ndiqet një metodë e poshtër “.
 Nebil El-Ivadi
“Jeta është një shans që nuk përsëritet !’’.
Ebu Is’hak El-Huvejni
“Sikur të kishin mundësi të vdekurit të flasin, do të thonë: Na shkatërroi fjala “pastaj” dhe “më vonë:…pastaj do të falem, pastaj do të jap lëmoshë, më vonë do të pendohem…Shumë prej njerëzve vdiqën duke mos e realizuar këtë “.
 Aid El-Karni
“Lum për atë i cili i thërret krijesat për ta adhuruar Krijuesin, i udhëzon njerëzit për ta respektuar Zotin e njerëzve dhe bëhet çelës prej çelësave të së mirës “.
“Më ka mësuar jeta se mendja ndalon atë ditë që ndalon njeriu nga të lexuarit dhe të studiuarit sepse kur nuk ka asgjë të re dhe asgjë të dobishme në jetën e atij që nuk lexon ”.
“I suksesshmi është mëkatar në sytë e xhelozëve të tij derisa të pendohet nga suksesi i tij ”.
“Sa e bukur është femra kur bëhet: Mbretëreshë në një kohë kur janë shtuar robëreshat, E shtrenjtë në një kohë kur shumë janë liruar femrat, Zemër e gjallë, e cila pulson dashuri dhe dëlirësi e jo vetëm pulsim të rëndomtë, Trëndafil aromatizues me ndershmëri dhe turp e jo si trëndafilat tjerë “.
“Më e bukura që mund të bëjë ai i cili e dëshiron lumturinë, jetën e qetë dhe të bukur, është që ta jetojë ditën e sotme “.
“Nëse dëshiron të jesh i lumtur, mos e nxito të ardhmen, çdo gjë do të ndodh në kohen e vet “.
 Emxhed Korsha
“Me të vërtetë ulja e shikimit është adhurim dhe është prej ilaçeve më të mira dhe më të rëndësishme parandaluese sepse ilaçi profetik është i qartë kur thuhet se:” Mos e paso shikimin sepse me të vërtetë e para është për ty ndërsa e dyta kundër teje ”. Pra nëse sheh ndonjë haram atëherë largoje shikimin sepse të vije furnizimi nga qielli ”.
Muhamed Huejn Jakub
”Si ti them vëlla atij që nuk falet, kur i Dërguari s.a.v.s ka thënë se është mosbesimtarë ‘’.
Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Në të shumtën e rasteve nuk mund të gjesh ndonjë njeri që i është dhënë aftësia e debatit vetëm së e ka humbur mirësinë dhe begatinë e dijës sepse në të shumtën e rasteve ata mundohen që me çdo kusht të e triumfojnë fjalën e tyre andaj edhe e humbin mirësinë dhe begatinë e dijës. Ndërsa ata që e duan të vërtetën nuk kanë nevojë për debate të mëdha sepse e vërteta është shumë e afërt dhe shumë e qartë, andaj edhe gjënë pasuesit e risive ( bidateve ) me dije të përgjysmuar sepse ata e kanë humbur mirësinë dhe begatinë e dijës duke bërë debate në mbrojtje të risive. Po ashtu mund të vëresh se ata bëjnë debate dhe polemika të mëdha rreth risive të tyre dhe në fund nuk arrijnë të përfitojnë asgjë, ata nuk arrijnë që të kuptojnë të vërteten ”.
‘’Nëse ndonjë dëm të godet, atëherë bëhu i durueshëm sepse edhe kjo gjithashtu është sprovë dhe test nga Allahu i Plotfuqishëm dhe Madhërishëm që të te testoj nëse do të jesh i durueshëm ose jo dhe nëse je i durueshëm dhe shpreson në shpërblimin e Allahut, atëherë [dije se] Allahu ka thënë:“ …ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë! ” [39:10] ‘’.
“Të dërguarit a.s nuk kanë lënë trashëgimi dinar e as dërhem por kanë lënë si trashëgimi dijen andaj kushdo që merr nga dija veçse ka marrë nga trashëgimia e tyre. Edhe ti tani në shek. e XV ( hixhri ) je zotërues i dijes atëherë ke trashëguar Muhamedin s.a.v.s dhe ky është nderi më i madh ”.
“Nëse i sheh njerëzit duke u nxituar para dyerve të spitaleve më shumë se para dyerve të xhamive, atëherë dije se gjendja nuk është e mirë sepse edhe nga aspekti fetar por edhe nga ai logjike është më e logjikshme qe njeriu të kërkojë shërim nga sëmundjet fetare e shpirtërore se nga sëmundjet trupore ”.
Halid El-Beker
”E sa prej këpucëve me çmime të larta në brendi të tyre bartin çorapë të grisura ”.
Jusuf El-Kardavi
“Besimi i vërtetë, ashtu siç e ofron Islami, është zgjidhja unike e problemeve që sot po jetojmë, probleme që as shkenca, as filozofia, e as përpjekjet e reformistëve nuk arritën t’i zgjidhin “.
“Feja është burimi i vetëm nëpërmjet të cilit dallohet morali i shëndoshë nga ai i sëmurë. Feja është ajo që e lidh njeriun me vlerat më të larta te të cilat ai synon dhe për të cilat ai punon. Feja është ajo që i vë fre egoizmit të njeriut si dhe mban nën kontroll dëshirat e tij. Feja është ajo që kultivon te njeriu vlerat më të larta, një shpirt të gjallë që në brendësi ka moralin e bukur”.
”Rreziku më i madh është kur njerëzit heshtin para të keqes duke e lejuar që ajo të rritet dhe të marr hov, të acarohet dëmi i saj, të rritet rreziku i saj, të rëndohet ashpërsia e saj, të përhapet ligësia e saj sepse nga një shkëndije mund të vije deri tek zjarri shkatërrues. Zjarr që nuk përpinë gurë e mure por morale e vlera njerëzore, zjarr që përpinë të njomin e të tharin, zjarr që shkatërron popuj të tërë në rast se heshtin para mëkateve ”.
“Asnjë fe tjetër se ka nderuar gruan si e ka nderuar atë Islami. Ai e ka nderuar gruan dhe e ka ngritur statusin e saj si qenie njerëzore, si femër, si bijë, si bashkëshorte, si nënë dhe si anëtare e shoqërisë. A nuk mjafton për këtë ajeti kuranor:“ Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humbë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri ”( 3:195 )? Domethënia e“ njëri nga tjetri ” është se burri e plotëson gruan dhe gruaja e plotëson burrin, dhe se njëri nuk mund të bëjë pa tjetrin “.
“Atyre të cilët kërkojnë prej Islamit që të reformohet, u themi se: Përse nuk po kërkoni prej reformave që të islamizohen sepse Islami është gjykuesi ndërsa reformat janë të gjykuara ”.
Muhamed El-Arifi
“Ti ke të bësh me një Zot që është mëshirues sado që mëkatet tua janë të mëdha, sado që je larguar dhe sado që gabimet tua janë shtuar, ti ke të bësh me një Zot që është më mëshirues se vetë vetja jote, gëzohet më shumë se ti që gëzohesh për vetën tënde me gjithë mos nevojën e Tij për ty dhe me gjithë numrin e madh të adhuruesve përveç teje “.
“Kur të sëmuret trupi nuk i bën dobi as ushqimi e as pija, ashtu edhe zemra kur të sëmuret me epshe nuk i bëjnë dobi këshillat “.
Ibrahim El-Fekij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Shumë njerëz e kalojnë kohën e tyre duke u munduar që të kursejnë për një jetë sa më të mirë dhe nuk i jetojnë këto çaste të jetës së tyre duke harruar se ndoshta këto janë çastet e fundit të jetës së tyre “.
Ahmed Esh-Shugejri
“Le te krenohen gjitha gratë sepse e para e njerëzimit që përqafoi Islamin ishte grua, Ajo ishte Hadixheja r.a.”.
Mustafa Husni
“Mos u anko se nuk ke kohë të mjaftueshme për të ndryshuar vetën apo për të realizuar qëllimet e tua sepse edhe njerëzit më të mëdhenjtë të kësaj bote ditën e kishin 24 orë ”.
“Mbrohuni nga dallgët e sprovave me lutje ”.
Abd El-Aziz Et-Turejfi
“Duro dhe bëhu i qëndrueshëm ndaj atyre që të kundërshtojnë edhe nëse janë arrogant dhe të vrazhdë gjatë kundërshtimit sepse do të vije dita kur do ta kuptojnë të vërtetën që është me ty. Mos harro se disa që luftonin në krahun e të Dërguarit s.a.v.s ishin nga ata që e akuzonin se ishte i çmendur dhe magjistarë ”.
“Injoranti me moralin e tij mund të arrij në shkallën e dijetarëve ndërsa dijetarët e pamoralshëm mund të bien në shkallën e injorantëve, por tragjedia më e madhe është nëse tek një person bashkohen injoranca dhe morali i keq “.
“Dhimbjet e shumta në Umet janë mesazh hyjnor për ta zgjuar atë, sepse një trup kur të mpihet ose flenë e zgjojnë dhimbjet e mëdha! ”.
“Mos pajtimet në mesin e dijetarëve nuk do të thotë shans për përzgjedhjen e njërit mendim ndaj tjetrit, e po ashtu nuk duhet marrë epshin si mjet përzgjedhës sepse ilaçi nuk njihet nga shija. Përzgjedh për vetën tënde një dijetar të fesë ashtu siç ke përzgjedhur një mjek të shëndetit ”.
Selman Ibn Fehd El-Audeh
“Nëna e besimtarëve Hadixhja r.a ishte shok dhe mik shumë i mirë i të Dërguarit s.a.v.s, ishte këshillues dhe ndihmëtar i tij deri sa i erdhi shpallja, e kur i erdhi shpallja ishte e para që i besoi”.
“Kush mundohet të arrije në çdo gjë ai do të arrijë në asgjë ”.
‘’Ata që deri dje flisnin për të shtypur dhe tiran sot u shndërruan në tiran dhe gjakpirës… Sa gjendje të keqe zgjodhën për vete !’’.
“Askush nuk mundët te të këshillojë më shumë sesa ti që mund ta këshillosh vetveten dhe askush nuk mund të ketë sinqeritet më të madh ndaj teje sesa ti që mund të kesh ndaj vetës ‘’.
 Mustafa Mahmud, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Gjendja ime është si gjendja jote dhe si gjendja e të ndjerit që sot e varrosem, gjendja ime është sikurse gjendja e mëkatarëve që përpëliten në mes të ditës dhe natës por unë dallojë prej tyre vetëm pse thjeshtë përpiqem ”.
”Shtytësit në zemrat tona janë forca e vërtetë e jetës tonë, ato janë fuqia e vërtetë mbi të cilën ngritët lumturia jonë. Mos më pyet nëse kam shëndet, pasuri, diplomë, oferta, apo mundësi por çdo herë më pyet një pyetje të vetme: A kam nxitës dhe shtytës në zemrën time ?”.
Halid Ebu Shadi
”Mbaje trupin në këtë botë e zemrën në ahiret ”.
“Sa më shumë që shkëputet zemra jote nga të kërkuarit prej njerëzve aq më shumë do të jetë e lidhur për Allahun xh.sh, dhe kjo do të jetë shkak për fitore dhe shpëtim ”.
“Mësoje vetën që në çdo mëngjes të kërkosh falje nga Allahu xh.sh 100 herë sepse kjo është tradita e të Dërguarit tënd s.a.v.s, është çelësi i furnizimit tënd, në të ka kënaqësi për Zotin tënd dhe qetësi për shpirtin tënd. Kërko falje vazhdimisht ”.
Muhamed Salih El-Munxhid
“Pranimi i mangësive tona është një nga hapat e parë në disiplinimin e vetës tonë. Kushdo që pranon se ai ka mangësi ka filluar në rrugën e vetë-disiplinës. Kjo është një shenjë e përkujdesjes së Allahut ndaj atij personi, kur një person përpiqet për të ndryshuar vetveten dhe të ngritët “.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Mos u frikëso nga kurthet e njerëzve sepse më së shumti që mund të bëjnë është të zbatuarit e vullnetit të Zotit ”.
Salih El-Megamisi
“Afrimi i njeriut me Allahun bëhet me besim dhe pastaj me mirësi, kurse afrimi i Allahut me robin e Tij në dynja bëhet duke i bërë mirë, kurse në ahiret duke i dhënë Kënaqësinë e Tij, kurse mes tyre me përdëllesën dhe begatitë e Tija “.
”O ju besimtarë ! Me të vërtetë i Dërguari juaj bëri me shenjë nga hëna dhe u nda në dy pjesë që të jetë dëshmitare mbi vërtetësinë e pejgamberisë së tij s.a.v.s, bëri me shenjë prej reve dhe u shpërndanë me lejen e Allahut xh.sh duke e nderuar shenjën e tij, u ngjitë mbi kodrinën e Uhudit dhe u dridh e tëra nga gëzimi për të dhe shokët e tij s.a.v.s, dhe u largua nga trungu e ai fillojë të qajë nga mallëngjimi për fjalët dhe këshillat e tij s.a.v.s. E nëse kjo ishte gjendja e të tjerëve me të Dërguarin tonë s.a.v.s atëherë si do duhej të ishte sjellja dhe gjendja jonë me të s.a.v.s ?! Çka duhet të bëjnë besimtarët e këtij umeti me të Dërguarin e tyre ?! S’ka dyshim se ata që e kanë besuar pejgamberinë e tij s.a.v.s do duhej të ishin të parët që e duan, e pasojnë, e respektojnë dhe e nderojnë sepse s’ka më fisnik sesa i Përzgjedhuri, e as rob më të devotshëm se i Dërguari, e as të dërguar më të dashur se Muhamedi s.a.v.s ”.
Abd El-Kerim Bekar
“Ne në këtë kohë të vështirë kemi nevojë për tri gjëra: Shpresë, Punë, dhe Solidaritet “.
“Me të vërtetë lumturia buron nga brendia e njeriut ndërsa ndjenja e kënaqësisë buron nga të krahasuarit e gjendjes tënde me të tjerët ”.
Abd El-Hamid Kishk
”Nëse bënë padrejtësi do të bëhet padrejtësi edhe ndaj teje, nëse gënjen do të gënjehesh e nëse tradhton do të tradhtohesh andaj vepro sot atë që ke dëshirë që njerëzit të e veprojnë për ty nesër. Ashtu siç sillesh do të sillen ”.
Naser Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë
‘’Dashuria për famë të thyen shpinën ‘’.
Artan Musliu