Abd El-Aziz Et-Turejfi
“Sprovat më të mëdha, nga ana e Allahut xh.sh, mbi popujt zbresin në kohën e pasurisë dhe lumturisë e jo në kohën e varfërisë dhe vuajtjeve”.
“Nëse njeriu e përmirëson gjendjen e tij në mes veti dhe Allahut xh.sh atëherë do ti mjaftojë atij Allahu xh.sh ndaj të gjithë njerëzve. Kush angazhohet me Allahun xh.sh Një dhe të pa shok do ti mjaftojë atij Allahu xh.sh nga të angazhuarit me secilin person”.
“Përqesh injorancën e fëmijëve edhe pse mes teje dhe tyre ka shumë vite të cilat të kanë mësuar atë që nuk e dije, e çka mund të thuash dhe ku qëndron ti ndaj Atij që të ka krijuar dhe ka krijuar rrotullimin e kohës e ty të bëri pjesë të këtij rrotullimi që të mësosh “.
Mustafa Husni
“Kërko ndihmë në udhëtimin tënd drejt Zotit xh.sh duke i shmangur gjërat që të largojnë nga Allahu xh.sh, e prej gjërave që më së shumti të largon nga Allahu xh.sh është shpirti yt që është në gjoksin tënd”.
“Kush i ka katër cilësi është prej robërve të zgjedhur të Allahut xh.sh, kush gëzohet për të penduarin, kërkon falje për mëkatarin, e fton të larguarin dhe ndihmon bamirësin”.
“Ndoshta të kanë hidhëruar gjëra në fillimin e tyre, dhe të kanë gëzuar në fundin e tyre. Sikur retë, në fillim plot Bubullima dhe vetëtima, kurse në fund shi dhe qetësi”.
“Allahu xh.sh nuk na ka krijuar që të jemi të përvuajtur, përkundrazi Ai na ka mësuar që të kthehemi tek Allahu xh.sh sa herë që na godasin vuajtjet. Të duam o Zoti ynë”.
“Çdo mbret i madh ishte një fëmijë që qante dhe çdo ndërtesë e madhe ishte vetëm një plan në letër, nuk është me rëndësi se në çfarë gjendje je sot por me rëndësi është që të avancosh vetën dhe të vendosësh se çka do të jesh nesër”.
“Jeta është një det i madh, i stërmbushur me mashtrime të sprovave ndërsa varka e shpëtimit është dija”.
Abd El-Kerim Bekar
“Gjëja më e shëmtuar për vendin janë ata që flasin vetëm për patriotizëm, këndojnë në emër të tij, por realisht punojnë për shkatërrimin dhe përdhosjen e emrit të atij vendi. Lusim Allahun që të mos bëhemi kurrë si ata! “.
Halid Er-Rashid, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Ruaje dëgjimin tënd dhe mos dëgjo përveç asaj që e kënaq Allahun xh.sh, ruaje shikimin tënd dhe mos shiko përveç asaj që e kënaq Alahun x.sh, ruaje zemrën tënde dhe mos e mbush atë përveç asaj që e donë dhe e kënaq Allahun xh.sh, ruaje mendjen tënde dhe mos mendo përveç se në nënshtrimin ndaj Allahut xh.sh dhe arritjen e kënaqësisë së Tij”.
Selman Ibn Fehd El-Audeh
“Përse nuk e edukojmë veten tonë që të shikojmë anët pozitive tek njerëzit edhe nëse ato janë të pakta, por nëse ke i lavdërojmë ato me siguri se do të shtohen”.
“Me të vërtetë është humbje e madhe për atë njeri që tërë jetë e tij e kalon me të vetmin qëllim që të ju tregoj njerëzve që e rrethojnë se ai është i rëndësishëm e kur të vije fundi e kupton se bota pa prezencën e tij do të ishte shumë më e bukur”.
“Kur njeriu mësohet që të e përkul kokën ndaj të tjerëve, ai do ta ketë shumë të vështirë ngritjen e saj”.
“Përgjatë viteve sa kam jetuar kam ardhur në përfundim se njeriu zotëron një fuqi marramendëse për ta kontrolluar vetën dhe për ta ndryshuargjendjen e saj. Po ti a e ke gjetur këtë forcë ?”.
“Mos lejo që zilia dhe smira të ta prishin zemrën”.
Aid El-Karni
“Nëse nuk je i kujdesshëm që të falësh pesë kohët e namazit, dije mirë se me të vërtetë diplomat dhe kultura jote nuk kanë asnjë vlerë për ty sepse ato do të jenë dëshmi kundra teje dhe jo për ty”.
“Lum për atë që fle dhe njerëzit lutën për të dhe mjerë për atë që fle ndërsa njerëzit janë duke u lutur kundër tij. Myzhde për atë që e donë zemrat e njerëzve dhe mjerë për atë që e mallkojnë gjuhët e tyre”.
“Çka është dobia e dijës nëse nuk të nxit për të falur namaz me përkushtim të plotë, apo për ta lexuar Kuranin me një meditim të thellë, apo për të pas mirësjellje ndaj prindërve, apo për të mbajtur lidhjet farefisnore”.
“Veprat e mira nuk kanë kufi, ajo mund të bëhet me një gotë uji, një copë buke apo largimi i ndonjë pengesa nga rruga”.
“Nëse e arrin agimin atëherë mos e prit mbrëmjen, jeto brenda kufijve të kësaj dite dhe mbledh të gjitha forcat tua për ta përmirësuar atë ditë”.
Mustafa Mahmud, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Nuk mund të jesh i devotshëm veçse me dije sepse Allahu xh.sh nuk adhurohet me injorancë”.
“Divergjencat në mesin e vëllezërve nuk duhet që të ngritin hendeqe përveç atyre që nuk e kuptojnë gjuhën e interesave të përbashkët”.
“Luftërat e sotme bashkëkohore janë duke e bërë armikun të e mbys vetveten e tij në vend që ti të lodhesh për ta mbytur atë”.
“Nëse e vëren se të ka goditur ndonjë fatkeqësi atëherë dije se ajo është mirësi por nëse të mbulojnë mirësitë atëherë dije se ajo është hidhërim”.
Nebil El-Ivadi
“Vëlla i dashur, me çka e mban në lëvizje gjuhën tënde ? Preokupoje atë me përmendjen e Allahut, me adhurimin ndaj Tij, me tesbih, me falënderim dhe me kërkim falje sepse i Dërguari s.a.v.s në një ndej të vetme kërkonte falje deri në shtatëdhjetë herë. A thua jemi prej atyre që kërkojmë së paku një herë falje në një ndej të vetme? Sa kemi humbur prej shpërblimeve dhe mirësive derisa rrinim ulur nëpër ndeja duke mos e ditur se për çka po flasim”.
“Nganjëherë lufta zgjatet dhe mendojmë se triumfi po vonohet por besimtari ka bindje të plotë se ai që e mbron fenë e Allahut xh.sh dhe mbështetet në Allahun xh.sh duke e kërkuar ndihmën e Tij atëherë triumfi do të vije edhe pse ndoshta na duket se po vonon “.
Halid El-Beker
“Shenjat e suksesit fillojnë që nga fillimi i punës andaj ke kujdes që të fillosh ditën tënde me namazin e sabahut ne kohën e tij”.
“Parfumoi fjalët dhe veprat tuaja me parfumin e moralit të lartë sepse aroma e tij do të vazhdojë të burojë prej teje edhe pas vdekjes tënde”.
Maxhid Ejub
“Nëse ti nuk posedon diçka që posedojnë të tjerët atëherë mos harro se ka me miliona njerëz që nuk e posedojnë atë që e posedon ti, andaj mos mendo në atë që nuk e posedon por falënderoje Allahun xh.sh për atë që e posedon”.
“A e ke provuar ndonjëherë që të përkulesh para Zotit tënd dhe të kërkosh prej Tij e të mos e ngresh kokën derisa të mos e pyetsh për tërë atë që ke nevojë ? Nëse nuk e ke provuar atëherë provoje”.
“Sinqeriteti do të zbulohet edhe nëse kalon kohë e gjatë por edhe gënjeshtra do të dal në shesh edhe nëse kalon kohë e gjatë andaj përgatitu për vetë tënde duke qëndruar larg gënjeshtrës dhe dije se në sinqeritet është shpëtimi”.
“Përkujtoje tani që gëzon shëndet të plotë, se ka me miliona njerëz që dëshirë të vetme kanë shëndetit tënd andaj falënderoje Allahun xh.sh për këtë mirësi të dhënë”.
“Njerëzit janë tre llojesh: Disa e krijojnë historinë, disa marrin pjesë në krijimin e historisë ndërsa disa janë vetëm vëzhgues të krijimit të historisë”.
Emxhed Korsha
“A të ka shkuar mendja ndonjëherë që të numërosh se sa herë gëzohesh dhe se sa herë e ndien lumturinë gjatë ditës ! Këtë lumturi e ndien për shumë gjëra, prej më të thjeshtave është ngrënia e një sandviçi pas urisë së madhe apo pirja e ujit pas etjes së madhe. Atëherë përse nuk i mbyll sytë për një çast e ta falënderosh Allahun xh.sh për këto mirësi !? Provoje se nuk do të pendohesh dhe nuk do të humbësh asgjë”.
Muhamed Hasani
“Nuk ka ndonjë problem nëse ne nuk pajtohemi në dhjetëra e mija dispozita dhe çështje dytësore përderisa jemi në pajtueshmëri të plotë rreth bazave dhe dispozitave parësore. Sahabet kishin mospajtime në shumë çështje e edhe të dërguarit, Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me ta, kishin mospajtime e ndërsa dijetari i njohur Ibn Tejmijeh thotë se: Mospajtimet rreth dispozitave në Islam është më i madh sesa mundësia e numërimit, e sikur të ndaheshin myslimanët pas çdo mospajtimi atëherë nuk do të mbetej asgjë nga vëllazëria dhe të afërmit. Edhe Ebu Bekri e Omeri, dy zotërinjtë e këtij umeti, nuk pajtoheshin në shumë gjëra por qëllimi i tyre ishte vetëm përfitimi dhe dobia”.
Naser Ed-Din El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Problemi me të rinjtë e sodit është se porsa të mësojnë diçka të re, ata mendojnë se dinë çdo gjë”.
Muhamed El-Arifi
“Sillu ndaj njerëzve sikur të ishin njerëz e mos u sill ndaj tyre sipas fizionomisë, pasurisë apo postit që mbajnë”.
“Nuk është turp për atë që nuk e pranon këshillën por turp është për atë që ia jep këshillën në formë të papranuar”.
“Nëse ballafaqohesh me një person, i cili përzihet në çështje që nuk i takojnë atij, atëherë bëhu më i mirë sesa ai. Përpiqu ta gjesh daljen më të mirë nga situata pa e lënduar atë “.
Ebu Is’hak El-Huvejni
“Nuk do të shpëtoj nderi i njeriut derisa të mos shpëtoj gjuha e tij e nuk ka mundësi të shpëtoj gjuha e tij nëse nuk shpëton zemra e tij”.
Mustafa Sadik Er-Rafi’ij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Kur të devijojnë udhëheqësit atëherë do të gjykojnë devijim”.
Abd El-Aziz Ibn Bazi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Nëse femra fillon të ekspozojë pjesët e trupit të saj duke hequr rrobat (siç është realiteti sot), ky është argument që Allahu i Madhëruar është hidhëruar me të. Argumenti për këtë është se kur Allahu i Lartësuar u hidhërua me Ademin dhe Hava-n, ata mbetën të zhveshur. Sa më shumë shtohet hidhërimi i Allahut (subhanehu ue te’ala) ndaj femrës, aq më shumë shtohet tek ajo ekspozimi i lakuriqësisë “.
Hasan El-Bena, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Demokracia tek ata është sikur se idhujt e ndërtuar nga brumi. I besojnë nëse u sjellin atë që e duan ndërsa i hanë nëse nuk janë të kënaqur me rezultatet e tyre”.
Ahmed Esh-Shugejri
“Një porosi për të gjithë të rinjtë e të rejat, shfrytëzoni krejt çka keni se për Allahun këto ditë, kjo forcë dhe ky potencial që e keni sot nuk do të ju kthehet më kurrë”.
Ali Et-Tantavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Me të vërtetë kur balli është i përkulur për Allahun xh.sh ai nuk mund të thyhet edhe nëse kundër tij janë të gjitha krijesat”.
Mustafa Es-Sibai, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Me të vërtetë mendjet e ndritura zgjidhin problemet, shpirti i pastër ngritët nga gjërat e ulëta, morali i lartë ulë zemërimin e armiqve, zemra e besimtarit buzëqesh atëherë kur thellohen krizat ndërsa zemra që e njeh Allahun xh.sh fluturon në lartësitë e qiellit”.
Abd El-Hamid Kishk, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Muxhahidët, janë njerëz që shesin shpirtrat e tyre në tregjet e vdekjes. E çmimi i tyre është Xheneti”.
Ahmed Didat, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Nëse dëshironi ta luftoni apo ta njihni Islami atëherë jeni të mirëseardhur. Ja ku e keni Kuranin, gjejeni në të nëse mundeni vetëm një gabim sado të vogël”.
Ibrahim El-Fekij, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Sikur të bashkohen të gjithë tiranët e kësaj bote nuk do të mund ta shuanin dritën e një kandili të vetëm atëherë bëhu ti kandili ndriçues për njerëzit sepse ky është sekreti i lumturisë në mes teje dhe tyre”.
“Nëse është fundi ai që të shpie në fillim dhe nëse është fillimi ai që të qon drejt fundit, e nëse fundi dhe fillimi janë dy gjëra të njëjta atëherë bëje që fillimi të jetë dashuri për Allahun xh.sh”.
Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Me të vërtetë jeta nuk numërohet me numrin e frymëve por me numrin e ndjenjave sepse jeta nuk është asgjë më shumë sesa ndjenja për jetën”.
“Të gjithë ata që luftojnë për të poseduar diçka nga kjo botë, pa marrë parasysh se sa e madhe është ajo apo se çfarë vlere ka ajo, me të vërtetë ata luftojnë për diçka të pavlerë dhe diçka të përkohshme”.
Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Jetojmë në këtë botë duke bërë mëkate ditën edhe natën dhe prapë jetojmë të sigurt se do të hyjmë në xhenet ndërsa harrojmë se Ademi a.s u nxori prej xhenetit për një mëkat të vetëm”.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë
“Nëse nuk je në gjendje që të thuash të vërtetën së paku mos duartrokit për të pavërtetën”.
Përgatiti: Artan Musliu