Për vitin e 10-të të njëpasnjëshëm, Real Madrid kryeson listën e klubeve më të pasura në botë. Los Blancos janë para Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut.
Real Madrid vazhdon të kryesojë në renditjen e skuadrave më të pasura në botë, nga Deloitte.
Los Blancos e kanë mbyllur vitin e shkuar me 549.5 milionë euro të hyra dhe gjenden në pozitën e parë, para Manchester Unitedit me 518 milionë euro.
Në pozitën e tretë është Bayern Munich me 487.5 milionë euro. Kurse, Barcelona ka rënë nga pozita e dytë në të katërtën me 484.6 milionë euro.
Paris Saint-Germain, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Juventus kompletojnë dhjetë pozitat e para.
Statistikat e sakta mund t’i shihni në fotografinë e bashkangjitur në këtë artikull.