FRI-Shkup me datë 18.04.2014 kësaj rradhe organizoi tribunë me temë “Antagonizmi Fe-Shkencë”, ku ligjërues i kësaj tribune ishte Prof. Dr.Qufli Osmani njëherit ligjerues në fakultetin filozofik drejtimi Psikologji në USHT. Në  mënyrë mjaft të qartë dhe të thuktë ligjëruesi në fjalë elaboroi temën në fjalë.
Ai pohoi se “Feja dhe Shkenca kanë dallim vetëm në disa shkronja. Njohuritë shkencore nuk bien ndesh me fenë, që këtu me Islamin. Kurani në shumë versete na i ka treguar njohuri që për popujt e shek. VII ishin të panjohura ndërsa sot sot shkenca ato i vërteton .
Të pranishëm në këtë ligjeratë ishin nxënësit studentët, si dhe të tjerët të cilët kishin shprehut interesim për të dëgjuar këtë tribunë nga profesori i nderuar. Pas mbarimit të pjesës së parë, pjesa e dytë iu dedikua publikit ku përmes pyetjev iu drejtuan profesorit. Ata u ndanë mjaft të kënaqur nga ligjeruesi i kësaj mbrëmje.

“Antagonizmi Fe-Shkencë” – Prof. Dr. Qufli Osmani

“Antagonizmi Fe-Shkencë” – Prof. Dr. Qufli Osmani

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam