Përmasat e katastrofës humanitare që po godet Sirinë, si pasojë e konfliktit në mes forcave kryengritëse dhe regjimit të Bashar Al Assadit, më së miri i pasqyron fotografia e sotme e bërë nga agjencia Reuters, ku shihen mijëra sirianë duke pritur shpërndarjen e ushqimit nëpër rrugët e Damaskut të rrënuar.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka ftuar sot autoritetet siriane që të lejojnë hyrjen në Siri të më shumë përfaqësuesve të organizatave humanitare dhe ka kërkuar mjete shtesë nga bashkësia ndërkombëtare për ndihmë viktimave të konfliktit, transmeton Telegrafi.
Paraprakisht Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar rezolutën e cila kërkon nga pushteti dhe opozita në Siri që të garantojnë lëvizje të lirë për ndihmat humanitare përgjatë tërë vijës së luftimeve dhe kufirit.