Pa marrë parasysh se cilin smartphonë përdorni, bateria është komponenta kryesore prej së cilës varet absolutisht çdo segment tjetër dhe hardueri i pajisjes. Ju sjellim disa truke me të cilat do të zgjasni jetëzgjatjen e baterisë.
Mbusheni rregullisht
Nuk ka nevojë që baterinë ta mbushni dhe zbrazni deri në fund. Nëse ajo bie në 30%, menjëherë vendoseni në mbushës. Më së miri është kur e vendosni në 10-20%. Mundohuni mos të përdorni baterinë deri në fund.
Mos e mbushni më shumë sesa që duhet
Nuk është ide e mirë të lini celularin të mbushet tetë orë, nëse ka nevojë vetëm për 2 orë për tu mbushur plotësisht. Nëse e mbushni aq sa duhet, zvogëloni rrezikun e tejngrohjes së baterisë dhe eksplodimit të saj.
Ciklet e mbushjes
Me to llogaritni jetëgjatjen e baterisë suaj. Zakonisht mund të kaloni disa mijëra mbushje para se të ndalet së punuari. Por, sasia e mbushjes që bëni çdo herë dhe sasia e baterisë që keni shfrytëzuar ndikon në numrin e mbushjeve që do të mund të bëni.
Fikeni celularin
Nëse doni të vazhdoni jetëzgjatjen e baterisë maksimalisht, fikeni mobilin derisa është duke u mbushur. Jo vetëm që do të mbushet më shpejt, por edhe do të ngrohet më pak gjatë mbushjes.
Mbani celularin larg burimeve të nxehtësisë
Edhe pse smartphone-at me bateri të litiumit janë të pajisur me ndalues të nxehtësisë për të shmangur tejngrohjen, as ju nuk duhet të shkaktoni më shumë ngrohtësi.