Liridon Ismaili u zgjodh kryetari i ri i Degës së FRI-së në Kumanovë

Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë mbajti kuvendin e pestë zgjedhor. Para se të fillojnë punimet e kuvendit, fjalë përshëndetëse patën kryetari i kuvendit, Mr. Milazim Mustafa, kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, Berat Limani dhe kryetari i përgjithshëm i FRI-së, Fevzi Musliu.

Pas fjalimeve, fjala iu dha kryetarit të Degës, Berat Limanit, i cili raportoi për aktivitetin katërvjeçar të Degës si dhe prezentoi para të pranishmëve edhe raportin financiar, të cilët raporte edhe u miratuan nga kuvendarët.

Në seancën e dytë të kuvendit u bë shpërbërja e kuvendit të vjetër, formimi dhe miratimi i kuvendit të ri si dhe zgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit dhe dy nënkryetarëve.

Kuvendi i ri propozoi dhe pas votimeve zgjodhi kryesinë e re të Degës, në përbërje të tetë anëtarëve, gjashtë meshkuj dhe dy femra. Kryesia e posazgjedhur zgjodhi edhe kryetarin e ri i cili poashtu u votua dhe miratua edhe nga kuvendarët. Kryetar i Degës u zgjodh Liridon Ismaili.

Në fund, kryetari i posazgjedhur i Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, Liridon Ismaili, iu drejtua të pranishmëve me fjalim përshëndetës.

Pas përmbylljes së punimeve të kuvendit, fjalë rasti pati edhe Omer Mustafa (teolog). Të pranishëm në kuvend ishin edhe një numër i madh i mysafirëve, si aktivistë të FRI-së në Kumanovë, donatorë, hoxhallarë.

IMG_4925

Kuvendi zgjedhor – Kumanovë

 

Kuvendi zgjedhor – Kumanovë

IMG_4933

Kuvendi zgjedhor - Kumanovë

Kuvendi zgjedhor – Kumanovë

Kuvendi zgjedhor - Kumanovë

Kuvendi zgjedhor – Kumanovë

Të ngjajshme