Më datë 22 dhjetor 2013, ditë e diel, u mbajt seancë raportuese e kuvendit të degës së FRI-së në Kumanovë. Kjo ishte seancë e rregullt dhe kishte për qëllim raportimin e aktiviteteve të Degës së Kumanovës, bashkëngjitur edhe me raportin financiar.
Seanca nisi me këndim të disa ajeteve kuranore, nga Lazim Jahiu. Aspekti protokollar u nis nga mr. Milazim Mustafa – Kryetar i Kuvendit të Degës së Kumanovës të FRI-së, i cili përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti agjendën e seancës për miratim.
Fjalë përshëndetës patën Kryetari i Forumit Rinor Islam – Fevzi Musliu, Kryetari i Degës së Forumit Rinor Islam në Kumanovë – Berat Limani, hoxhë Azir Avdiu, si dhe hoxhë Imer Mustafa.
Pas verifikimit të kuvendarëve, fjala iu dha sërish Kryetarit të Degës për të paraqitur raportin e vitit 2013. Pas tij u paraqit edhe aspekti financiar i raportit dhe në rrjedhojë të të dyve pati diskutime dhe komentime nga të pranishmit.
Në fund, për të gjithë të pranishmit, Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë shtroi një koktel modest.

Kuvendi ne Kumanove (6)
Seanca raportuese për 2013 e kuvendit të degës së FRI-së në Kumanovë

Kuvendi ne Kumanove (7)
Seanca raportuese për 2013 e kuvendit të degës së FRI-së në Kumanovë

Kuvendi ne Kumanove (8)
Seanca raportuese për 2013 e kuvendit të degës së FRI-së në Kumanovë

Kuvendi ne Kumanove (9)
Seanca raportuese për 2013 e kuvendit të degës së FRI-së në Kumanovë

 

Zyra për Marrëdhënie për Publikun pranë Forumit Rinor Islam