Me program të pasur, artistik, kulturor e fetar, në qendër të qytetit të Kumanovës, u realizua edhe mbrëmja e dytë e Netëve të Kulturës Islame.

Programi u hap me shpalosjen e personaliteteve me ndikim në vend, ku u tregua jeta dhe veprimtaria e dy grave të shquara në Maqedoni.
Pas kësaj, pasuan fjalimet motivuese të nxënësve të dalluar të projektit “Talentium”, si dhe u bë shpallja e semimaturantëve më të mirë nga Kumanova dhe komuna e Likovës.

Gjithashtu, fjalë rasti patën edhe disa mysafirë nga Turqia të organizatës CID, të cilët shprehën lëvdatat e tyre për këtë lloj organizimi.
Pjesa e fundit dhe më e rëndësishmja e kësaj mbrëmjeje ishte Mbrëmja Kuranore, e cila u realizua me hafëzlerët: Xhemail Nuhiju, Armend Beqiri dhe Avdush Krosa.
Këtë mbrëmje nuk munguan as aktivitetet me fëmijë, panairi i librave, ëmbëlsirave dhe vizatimet me hena.

Përndryshe, Netët e Kulturës Islame do të vazhdojnë edhe ditë më tej.