Forumi Rinor Islam – Dega Shkup me rastin e ardhjes së muajit të shenjtë Ramazan realizoi shpërndarjen e fletushkave nëpër qytet. Aktivistët shpërndanë rreth 1500 fletushka në vendet ku më së shumti frekuentojnë qytetarët.
“Me të vërtetë ky muaj është një pastrim për njeriun nga mëkatet që ka bërë gjatë gjithë vitit, pasi agjërimi në Ramazan është si një dush shpirtëror, në të cilën njeriu hyn një herë në vit për të pastruar njollat e mëkateve të tij, e më pas për të dalë prej tij krejtësisht i pastër! Më fjalëdrejti i njerëzve Muhamedi a.s. thotë: “Ai person i cili agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe bindje i falen të gjitha mëkatet.” “ishte një pjesë nga fletushka e cila u shpërnda me qëllim për ti përgatitur dhe njoftuar qytetarët për rëndësinë, vlerën, dobitë e frytet e këtij muaji të shumëpritur nga besimtarët.