Universiteti i Evropës Juglindore për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin e parë të studimeve deridiplomike pëër vitin akademik 2014-15 ofroi 150 bursa. Derisa procesi i zgjedhjes së Bursave meritore ka përfunduar (testimi dhe shpallja e rezultateve u realizua në muajin prill 2014) në proces është aplikimi për 50 Bursat Financiare.
Të drejtë aplikimi në këtë fond bursash kanë kandidatët me shtetësi të Maqedonisë që në vitin akademik 2014/15 do të regjistrohen si studentë të rregullt në ciklin deridiplomik në njërin nga programet studimore që ofrohen në këto fakultete:
*Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencat Politike – rreth 25 bursa
*Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit – rreth 25 bursa
Qëllimi i këtij programi është që t’u mundësojë studentëve përkrahje financiare, pa të cilën nuk do të kishin mundur të studiojnë në UEJL. Prandaj, në akordimin e ndihmës financiare të HESP-it do të merret parasysh gjendja sociale dhe ekonomike e studentit, por edhe suksesi i mëparshme në shkollimin e mesëm.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikacion të plotësuar për bursë të HESP-it, dokumentacioni i nevojshëm (i shënuar në faqen e fundit të formularit për aplikim) për dëshmi të gjendjes sociale dhe ekonomike të studentit.
AFATI PËR APLIKIM
Aplikimi për bursat financiare ka filluar prej 01.06.2014 dhe do të vazhdojë deri me 12.09.2014.
Aplikacioni, së bashku me dokumentacionin përcjellës duhet të dorëzohet deri më 12 shtator 2014 në Zyrën për Ndihmë Financiare (në Tetovë), ndërtesa 801.
Përndryshe këto bursa UEJL i ofron në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëri e Hapur OSF (Open Society Foundation) përmes Programit për përkrahje të arsimit të lartë HESP (Higher Education Support Program, London). Me këto bursa mbulohen deri më 80% të pagesës së shkollimit. Në raste të veçanta mund të përfshijë edhe pjesë të akomodimit apo të transportit për studentë që vijnë jashtë rajonit të Tetovës.
 
Më shumë informacione për Bursat Financiare që ofrohen nga UEJL mund të merni në linkun në vazhdim
http://www.seeu.edu.mk/sq/future-students/financial-aid/scholarships/hesp