Në kuadër të ligjëratave dyjavore që organizon Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup u realizua edhe ligjërata e rradhës në Info Qendrën e FRI – së, në Shkup. Ligjëruese ishte teologeja e mirënjohur Sumeje Peza, e cila para të pranishmeve ligjëroi temën “Unë jam ashtu siç më mendon robi Im.”
Fillimisht teologeja tregoi hadithin në të cilin Muhamedi a.s. ka thënë: “Allahu thotë: “Unë jam ashtu siç më mendon robi Im dhe jam me të, nëse ai më kujton.”, e pastaj më gjërësisht u elaborua duke treguar se besimtarët e vërtetë janë optimistë, mendojnë pozitivisht për Allahun, janë të bindur që gjithçka që cakton Ai është më e mira. Kanë mendim pozitiv edhe në momentet më të vështira, pavarësisht mëkateve të shumta nuk humbin shpresën në mëshirën e Allahut, dhe janë optimist edhe krahas sprovave dhe vështirësive që i kaplojnë.
Dhe në pjesën e fundit të pranishmet kishin hapësirë për të parashtruar pyetje.