Me rastin e muajit të bekuar të ramazanit, Forumi Rinor Islam uron të gjithë besimtarët muslimanë duke ju dëshiruar agjërim të mbarë dhe të pranuar.
Me këtë rast, lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që gjatë këtij muaji në zemrat, fjalët dhe veprat e besimtarëve të mbretërojë paqja, qetësia, dashuria e ndërsjelltë dhe vullneti për të mirë, me qëllim të arritjes së urtësive dhe të mirave me të cilat vie ky muaj.
Gjithashtu, ju njoftojmë se gjatë këtij muaji sikurse edhe gjatë ramazaneve të kaluar do të përpiqemi që me aktivitetet tona të shumëta të jemi prezentë sa më afër besimtarëve me qëllim që ky muaj të jetë sa më i begatshëm për neve, familjet dhe shoqërinë tonë.

Zyra për marrëdhënie me publikun