Forumi Rinor Islam uron gjithë shqiptarët me rastin e 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit shqip.

Dita e Alfabetit, për shumë vite, mbetet simbol i ngritjes së ndërgjegjes kombëtare, qëndresës dhe vendosmërisë për unitet mbarëkombëtar. Tashmë 108 vite nga mbajtja e Kongresit të Manastirit, për shqiptarët, kjo ditë edhe sot mbetet si simbol dhe udhërrëfyesi më i mirë drejt bashkimit.

Në shënimin e kësaj dite, përkujtojmë edhe veprimtarët e shquar shqiptarë, që punuan për përcaktimin e alfabetit dhe njësimin e të njëjtit, i cili do të mbetet edhe si pikënisja e letërsisë mbarëshqiptare.

Me shpresë për paqe dhe ditë më të mira, urime Dita e Alfabetit.