Urime Ditën e Alfabetit!

Forumi Rinor Islam uron gjithë shqiptarët me rastin e 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit shqip.

Dita e Alfabetit, dita që shënon fillimin e ngritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe vendosmërisë për unitet mbarëkombëtar, tashmë 109 vite nga mbajtja e Kongresit të Manastirit, kjo ditë edhe sot mbetet si simbol dhe udhërrëfyesi më i mirë drejt bashkimit dhe arsimimit të popullit.

Në shënimin e kësaj dite, përkujtojmë edhe kontributin e veprimtarëve të shquar shqiptarë, që punuan për përcaktimin e alfabetit dhe njësimin e të njëjtit.

Me shpresë për paqe dhe ditë më të mira!