Forumi Rinor Islam uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë, Ramazanit.

Si muaj i bekuar, Ramazani sjell me vete sfidat për përkushtim në familje e shoqëri, për durimin në mposhtje të dëshirave dhe nevojave, gatishmërinë për flijim në të mirë të të tjerëve si dhe jetësimin e të njëjtave me qëllim arritjen e shpërblimeve nga Zoti i Lartësuar.

Fryma e këtij muaji qoftë reflektim te secili për rizgjimin e mirësive dhe vlerave, qoftë shtytje për shumëfishimin e veprave të mira. Me shpresë në mëshirën dhe begatitë e Zotit, qoftë muaj i përmbushur me mbarësi!

Jetofshi ditët e buzëqeshjes dhe harmonisë në familjet tuaja!

Agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara!