Forumi Rinor Islam, me rastin e fillimit të vitit akademik 2014/2015, uron të gjithë studentët për një fillim të mbarë të procesit mësimor duke ju dëshiruar suksese në këtë vit akademik.
FRI uron njëkohësisht edhe udheheqësitë e universiteteve si dhe stafin mësimdhënës duke ju dëshiruar hapërime të reja suksesi në fushën e shkencës, duke çmuar kështu përkushtimin e tyre në punën tejet fisnike që bëjnë për t’ua hapur dyert e suksesit gjeneratave të reja.
Me theks të veçantë urojmë të gjithë ata studentë të cilët për së pari herë ulen në bankat universitare, duke ju dëshiruar suksese të larta përgjatë këtij cikli të studeimeve.
Dhashtë Zoti që gjendja e sodit në arsim të jetë më e mirë se e djeshmja, ndërkaq dita e nesërme më premtuese se ajo e sodit!
Qoftë një vit i mbarë akademik!
 
 

 Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam