Një nënë dëshironte që ta përmbushte edhe një prej obligimeve të Allahut xh.sh karshi fëmijës së saj. Ajo dëshironte që fëmijës së saj të ia mësonte hallallin dhe haramin, më konkretisht dallimin mes tyre, por pasi që kjo ishte një punë e rënd dhe një mësim që do ti shërbente gjatë gjithë jetës së tij, ajo padyshim se duhej të përzgjedhte një metodë të lehtë dhe të thjeshtë në mënyrë që porosia të ishte sa më e kapshme për birin e saj. Ajo pasi që u mendua gjatë, një ditë e thirri birin e saj dhe e ulu në prehërin e saj. Duke e ledhatuar dhe përkëdhelur me plot dashuri prindërore, ajo i tha: Dëgjo biri im, dua të të tregojë diçka që do të jetë mësim për ty gjatë gjithë jetës tënde! Djaloshi nga kurreshtja e madhe ishte bërë i tëri sy e vesh dhe po dëgjonte me vëmendje. Ndërsa nëna i tha: Biri im, provo që të shqiptosh fjalën “hallall” pa mbyllur buzët fare? Djaloshi provojë disa herë dhe më në fund ia arriti qëllimit të tij andaj plotë gëzim u kthye drejtë nënës së tij dhe thuajse nuk donte të pushonte së shqiptuari fjalën hallall. Nëna e gëzuar me arritjen e birit të saj, i tha: Po tani a mund ta bësh të njëjtën gjë edhe me fjalën “haram”? Djaloshi duke menduar se do ishte po aq e lehtë sa edhe e para fillojë përpjekjet e tij por pas një kohe, kokëulur dhe i dëshpëruar, u kthye drejt nënës së tij dhe i tha se një gjë e tillë është e pamundur.
Andaj nëna, me urtësinë e saj, i tha: Shiqo biri im, çdo herë kur të veprosh ndonjë punë hallall kjo do të thotë se rruga jote drejt Allahut xh.sh do të jetë e hapur, zemra jote do të jetë e hapur dhe ti do të jesh i lumtur ndërsa nëse vepron ndonjë haram kjo do të thotë se rruga jote drejt Allahut xh.sh do të jetë e mbyllur, zemra jote do të e mbyllur dhe ti do të jesh i dëshpëruar. Gjërat janë po aq të lehta sa edhe vetë shqiptimi i tyre andaj ke kujdes se çfarë rruge do të përzgjedhësh dhe çdo do të veprosh në jetën tënde.
Djaloshi këtë mësim dhe urtësi nga nëna nuk e kishte harruar kurr ngase shenjat e para të tij, ai çdo herë i gjente tek nëna e tij. Sa herë që vepronte ndonjë veprim të duhur, ai e gjente nënën e tij gojëhapur nga buzëqeshja dhe gëzimi për të por kur vepronte ndonjë veprim të gabuar ai e gjente nënën e tij gojëmbyllur nga mërzia dhe hidhërimi për veprimet e tij.
Allahu xh.sh na dhuroftë pasardhës të dëgjueshëm dhe urtësi në edukimin e tyre.
Artan Musliu