Nuk ka të ndalur karvani i aktiviteteve që realizohen  në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin s.a.v.s.” ,  e cila fushatë në agjendën e aktiviteteve të Forumit Rinor Islam është bërë nga  aktivitetet tradicionale të këti asociacioni rinor,  që realizohet  me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s.
Fushata në fjalë në vete ngërthen një sërë aktivitetesh me karakter të larmishëm si: edukativ, njoftues, kulturor, artistik etj,  kushtuar jetës dhe veprimtarisë së figurës më të shquar në historinë e mbarë njerëzimit Muhamedit a.s.
Me këtë rast aktivitetet e fushatës përfshinë pothuajse të gjitha qytetet ku vepron FRI, me degët e sajë si: Shkup, Tetovë, Kërçovë dhe Kumanovë.
Nga aktivitet madhore të kësaj fushate ishte edhe tribuna shkencore e cila u realizua më 09.01.2015 (e premte) në Holiday Inn, para një audience të konsiderueshme të Shkupit, me çʹrast të pranishmit patën rastin që të përcjellin ligjëratën me temë: “Muhamedi a.s. shpëtimtar i qytetrimit të përbotshëm”, të cilën me një mjeshtëri të rrallë e shtjelloi musafiri i mirënjohur nga Republika e Turqisë  prof. Ramazan Kajan, i cili ndër të tjerat përveç që foli rreth jetës së Muhamedit a.s. ai poashtu nuk e la pa e theksuar edhe faktin se “Muhamedi a.s. duhet të jetë shembëlltyra më e mirë e jetës sonë, si dhe personi që kishte zgjidhje për çdo çështje. Poashtu theksoi se edhe pse ne jetojmë në aspekt kohor larg nga ai, përsëri në mesin tonë i kemi fjalët  dhe verat e tij të cilat sigurisht se duhet të i jetësojmë në jetën tonë”.
Të pranishmët i përshëndeti edhe kryetari i Forumit Rinor Islam z. Fevzi Musliu, i cili përveç fjalëve përshëndetëse, të pranishmët i informoi edhe për aktivitetet e rradhës që do i ndërmerr FRI, në kuadër të kësaj fushate.

IMG_3090
Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin s.a.v.s”

IMG_3120
Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin s.a.v.s”

IMG_3151
Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin s.a.v.s”

IMG_3189
Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin s.a.v.s”

IMG_3193
Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin s.a.v.s”

IMG_3247
Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin s.a.v.s”

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam