Forumi Rinor Islam – Dega në Kërcovë vazhdon me ciklin e ligjëratave javore. Në temën “O njeri, kujdes dinjitetin tënd” ligjëroi Xhemail Ahmedi, ku ndër të tjera, ai theksoi: “Çdo mysliman duhet të kujdeset për tjetrin, të jetë kundër të gjitha veprimeve që kërcënojnë lirinë, paqen dhe dinjitetin e njeriut. Në lidhje me këtë, Muhamedi a.s në fjalimin e tij të fundit në haxhin lamtumirës nga vendi më i mirë na la amanet të mos shkelim dinjitetin e asnjë njeriu dhe të ruajmë nderin e çdo personaliteti: “Frikësohuni Allahut dhe respektonie Atë. Bëhuni të njerëzishëm e të drejtë ndaj vetës e ndaj të tjerëve. Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e dinjitetit njerëzor.”