Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratën e rradhës të ciklit të ligjëratave dyjavore nën moton “Komentim i kaptinave kuranore”.

Para të pranishmeve ligjëroi teologeja Sumeje Peza, kaptinën e rradhës, kaptinën Mesed. Duke komentuar çdo ajet përmendi disa sqarime dhe mendime nga komentues dhe dijetarë të njohur në lidhje me ajetet e kaptinës së lartëpërmendur.

Dhe në pjesën e fundit të pranishmet kishin mundësi për të parashtruar pyetje në lidhje me komentimin e kësaj kaptine.