Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë vazhdon me shpërndarjen e shportës së Ramazanit. Gjatë këtyre ditëve u shpërndanë mbi 100 pako me produkte ushqimore për qytetarët e Tetovës, ku një pjesë e pakove është shpëndarë edhe nëpër xhamitë e qytetit dhe një pjesë te familjet në nevojë.

Ndërsa, grumbullimi i shportave do të vazhdojë, deri në fund të muajit Ramazan, në tre marketet Ramstore në Tetovë, andaj të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të dhurojnë pako mund ta bëjnë cdo ditë pranë tendave të FRI-së, duke dhuruar 300 denarë për blerjen e një pako me produkte elementare ushqimore.

FOTO