Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë vijoi shpërndarjen e shportave të Ramazanit për familjet e varfëra, skamnore e jetimët.

Këtë herë, u shpërndanë gjithësej 594 shporta dhe atë: 266 në qytetin e Kumanovës; në fshatin Sllupçan 74 shporta; në Ropalcë u shpërndanë 40 shporta; në Mateç 60 shporta; në Likovë u shpërndanë 40 shporta; në Vishticë 30 shporta dhe në fshatin Hotël u bënë 30 shpërndarje shportash.

Përndryshe, shpërndarja e shportave të Ramazanit do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim.