Në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.” anëtaret dhe aktivistet nga Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup ndërmorrën iniciativë për të mbledhur mjete për familjet e jetimëve. E gjithë kjo me qëllim të ringjalljes së suneteve të Muhamedit a.s. i cili në një hadith thotë: “Unë dhe kujdestari (i mirë) i jetimit do të jemi sëbashku në Xhennet kështu (duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm duke i ndarë pak). Anëtaret i vizituan disa familje me të cilat shkëmbyen biseda të këndshme, dhe iu dhuruan mjetet e mbledhura. Është viti i dytë me rradhë që ndërmerret kjo iniciativë të cilën synojmë e shpresojmë se do të përsëtitet e të shpeshtohen të tilla si kjo.