Zot na ruaj nga përçarja

Shkruan: Hasan Baftijari

Zoti ynë thotë në Kuranin famëlartë: “…dhe mos u zini, dhe mos u grindni sepse do të dështoni, do të dobësohet forca juaj, por duroni se Zoti i do durimtarët”. (Enfal: 46).

Të gjithë ne i përjetojmë në një formë a në një tjetër xhevahiret, që ka zbritur Allahu (xh.xh) në këtë në këtë fe madhështore, në këtë Islam madhështor. Islami është fe e logjikës, fe e arsyes, fe e shpirtit dhe e trupit, fe e gjithçkaje që na rrethon, fe e qetësisë, fe e lidhjeve të mira me familjen tënde, me njerëzit tuaj, e lidhjeve të mira me Allahun (xh.sh), fe që plotëson me të vërtetë kërkesën dhe nevojën e mendjes,madje e kalon edhe mendjen e njeriut.

Muhamed (a.s) ka thënë një hadith të çuditshëm, i cili në pamje tëparë duket pa kuptim. Ai (a.s) thotë: “Në qoftë se në enën e dikujt prej jush bie një mizë, një insekt, atëherë mos e derdh ujin, por zhyte mizën dhe nxirre atë, se në njërën anë të flatrave të saj ka sëmundje e në anën tjetrër ka ilaç”.

Shokët e profetit Muhamed (a.s) e besuan këtë hadith, sepse e dinin sinqeritetin dhe besnikërinë e tij, e besuan dhe muslimanët më pas, por kur ra besimi, kur u dobësuan muslimanët, filluan ta shikojnë me dyshim këtë thënie të profetit (a.s). Si vallë të bjerë miza në enën tonëdhe ne të mos e nxjerrim, por ta zhysim në të? Armiqtë e Islamit eshfrytëzuan këtë hadith, duke thënë: “Kjo është fe e papastërtisë”.Kjo gjë u bë sprovë. Dikush duroi dhe dikush ra në këtë sprovë.

Por shkenca bashkëkohore, që ka hyrë në thellësitë dhe hollësitë mëtë mëdha, tregoi për vërtetësinë e fjalëve të profetit Muhamed (a.s).Shkencëtarët thonë, se kur miza i turret një ambienti ujor, flatra qëafrohet është ajo që ka mikrobe, se mikrobet duan ujë, ndërsa tek flatra tjetër ka antimikrobe.

Me të vërtetë në pamje të parë të duket fe që nuk mjaftohet me një tëhyrë të mizës, por duhet ta zhytësh edhe njëherë e pastaj ta nxjerrësh, ndërsa në realitet ajo është mrekullia vetë. Nëqoftëse nuk do ta derdhësh ujin, ngaqë mund të jetë vështirë për t`u gjetur ose mund të jetë me pakicë, bëje këtë veprim, sepse është fjala e profetit (a.s).është fjala e atij, i cili nuk gënjen, sepse flet me emrin e Allahut (xh.sh). Islami është fe madhështore, fe e zbritur nga Allahu (xh.sh) për njerëzit, fe e përkryer që udhëzon njerëzit.

Po ne a jemi në nivelin e kësaj feje? A jemi pasqyrimi real i kësaj feje? A jemi imazhi i vërtetë i kësaj feje madhështore? Për fat të keq, shpeshherë muslimanët ftojnë kundër kësaj feje. Shembulli i këtyre muslimanëve eshtë tamam si një makinë e re, që nuk ka asnjë defekt, që është mjaft e bukur por keqpërdoret nga një shofer, që nuk e di vlerën e saj. Shoferi e shkatërron, e keqpërdor makinën dhe në fund fare njerëzit e shajnë makinën Po çfarë faji ka makina? Fajin e ka shoferi, që e drejton gabim këtë makinë, fajin e kemi ne që e drejtojmë gabim këtë fe, e interpretojmë jo ashtu siç do Allahu (xh.sh).

Dua të pyes: “A jemi ne muslimanët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonis, Luginës së Preshevës dotë thoja shqiptarët në përgjithsi ne që vëmë kokën në sexhde, imazhi real përpara muslimanëve të tjerë dhe përpara jomuslimanëve?” Kam frikë se shpeshherë ne bëhemi sprovë për tëtjerët. Madje disa muslimanë arrijë deri në atë pikë, sa kur të tjerët i shohin, thonë: “Shyqyr që s’jemi muslimanë. Shiko se çfarë po bëhet! Muslimanët po hanë njëri-tjetrin, po përçahen, konflikti mes tyre sa vjen e shtohet”. Sot sprova më e madhe për ne dhe për të tjerët është PËRÇARJA. Prandaj Zoti i gjithësisë e fton profetin Muhamed (a.s) dhe ne bashkë të lutemi me një dua (lutje): “O Zot, mos na bëj sprovë për jobesimtarët!”. (Mumtehine: 5).

Trishtohesh kur shikon muslimanë, që nuk i japin dorën njëri – tjetrit, që nuk flasin me njëri – tjetrin vetëm për faktin se tjetri ka mendim tëndryshëm. Ky është hendeku më i madh, është sprova më e madhe. Prandaj nuk kemi për ta lënë këtë fe të ngrejë krye, pa u bashkuar me njëri-tjetrin, pa e parë njëri-tjetrin në sy.

Ne na bashkojnë shumë gjëra e na ndajnë shumë pak gjëra. Profeti Muhamed (a.s), ai që e dinte rrezikun e përçarjes, ishte shumë i ndjeshëm. Ishte shumë kurioz të dinte hollësisht, se si i kanëbesimtarët lidhjet me njëri-tjetrin dhe nuk falte aspak, nuk toleronte aspak, kur ata tentonin të përçaheshin njëri me tjetrin.

Profeti Muhamed (a.s) bashkoi dy fise të mëdha, Ausin dhe Hazrexhin, të cilët kishin luftuar me njëri-tjetrin për 400 vjet me radhë. Kishin rënë me mijëra e mijëra njerëz në këto luftra, por deshi Zoti i gjithësisë, që këto fise u bënë muslimanë dhe u bashkuan nëdorën e profetit Muhamed (a.s).

Në një nga betejat, ku merrnin pjesë muslimanët e Mekës dhe tëMedinës, dy shërbëtorë, njëri nga fisi Aus dhe tjetri nga fisi Hazrexhu grindën me njëri – tjetrin. Ata ishin dy vëllezër muslimanë, dy sahabë të profetit Muhamed (a.s), por në grindje e sipër njëri i kërkoi ndihmë fisit të tij e po ashtu bëri edhe tjetri. Sapo e mori vesh këtëlajm, profeti Muhamed (a.s) u fut si vetëtimë mes tyre dhe thotë: “Kini frikë Allahun (xh.sh). A vazhdoni ende me slloganet e xhahilijes dhe të injorancës e unë jam akoma gjallë? Lërini këto sllogane, lërini këto parime se atyre iu vjen erë e keqe”.

Vëllezër dhe motra!

Në një situatë të tillë ku gjendemi sot, unë ju ftoj që t’i kthehemi Allahut (xh.sh). Të kemi frikë Zotin e gjithësisë, të kemi turp prej Allahut (xh.sh), të kemi turp prej kësaj feje, se me të vërtetë po ia ulim vlerën asaj. U drejtohem të parëve të mi, atyre që flasin nëemrin tim dhe në emrin tuaj, të kenë frikë Zotin e gjithësisë, t’i japin dorën njëri-tjetrit, të na afrojnë neve e të mos na shtyjnë. Jemi njerëzit për të cilët do të përgjigjen përpara Allahut (xh.sh). Ftojveten time dhe ju, që të mos shkaktojmë përçarje, se kjo me të vërtetëështë punë e shejtanit, punë e atij që kënaqet kur i shikon muslimanët larg njëri – tjetrit. Le ta lusim Zotin e gjithësisë në sexhde me këtëlutje: “O Zot na nxirr nga kjo situatë! O Zot mos na bëj sprovë për jobesimtarët! Mos na bëj armiq të njëri-tjetrit, po afroji zemrat tona”.

Desha t`ju kujtoj vetëm me një moment, t`ju kujtoj me ditën e fundit të jetës së Muhamedit (a.s).

Ditën e fundit të jetës së tij, profeti Muhamed (a.s) s`mundi të dilte në xhami. Megjithatë ai hapi perden e dhomës së tij dhe i pa besimtarët duke falur namazin e sabahut, nën udhëheqjen e Ebu Bekrit (r.a). I patë gjithë të bashkuar, në një drejtim, në një saf përkrah njëri-tjetrit, vëllezër para Zotit të gjithësisë, të lidhur përpara Allahut (xh.sh).Profeti (a.s) buzëqeshi dhe muslimanët gati sa nuk e prishën namazinnga gëzimi që po shihnin profetin e Zotit. Por profeti (a.s) u bëri me dorë që të vazhdonin. Atë ditë profeti Muhamed (a.s) dha shpirt dhe ndërroi jetë i lumtur, me zemër të gëzuar, me fytyrë të bardhë përparaZotit, sepse i la muslimanët si vëllezër të njëri – tjetrit, duke u falur përpara madhështisë së Allahut (xh.sh).

E lus Zotin e gjithësisë që mëshira e tij të na përfshijë të gjithëve. E lus Allahun (xh.xh) që me të vërtetë ta kemi frikë madhështinë e Tij dhe në këto situata më shumë se kurrë t’i drejtohemi Allahut (xh.sh), me përgjërim, që t’i bashkojë zemrat tona, të na afrojë tek njëri-tjetri, ta shikojmë njëri-tjetrin si vëllezër me të cilët do të dalim përpara Tij