Zuljeta Fetai, anëtare e FRI-së, përfaqësuese e hulumtimit shkencor në konferencën e parë të kimistëve në Maqedoni

Kjo ishte hera e parë që nëpërmjet një konference në vendin tonë u mblodhën mendjet e ndritura nga shkenca e kimisë, degët dhe fushat e ndryshme të saj, për të paraqitur arritjet e studimeve më të reja shkencore.

Paraqitja e hulumtimeve, zhvillimi shkencor i pjesëmarrësve, shkëmbimi i ideve nga profesorë, akademikë si dhe shkencëtarë të rinj nga Universitetet e dalluara të vendeve të ndryshme botërore, si nga Turqia, Polonia, Ukraina, Belgjika, Spanja, Holanda, Indonezia do të mbeten qëllimet bazë të kësaj konference (EWCC-2017).

Zuljeta Fetai, kimiste e diplomuar, nga Shkupi ishte pjesëmarrëse aktive duke prezentuar hulumtimin shkencor të punuar nga tre anëtarët: Zuljeta Fetaovska, Marina Stojanovska & Bojan Shoptrajanovn) në përfaqësim të Instituteve më të larta akademike të vendit (Instituti i Kimisë, Fakulteti i Shkencave Matematiko- Natyrore Shkup, Republika e Maqedonisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë Shkup, Republika e Maqedonisë).

22426203_1645422868811267_6903458025322787711_o

22405608_1645422255477995_7819701608482266578_n