Më 18 maj të këtij viti, muslimanët e kantonit Neuchâtel në Zvicër ia kanë hapur dyert xhamisë së tyre

Kjo nuk do të ishte diçka e pazakontë nëse xhamia e blerë më parë nuk do të kishte qenë kishë.

“Xhamia nuk ka minare, sepse referendumi i iniciuar nga Partia Popullore Zvicerane më 29 Nëntor 2009, ndaloi ndërtimin e minareve në Zvicër. Unë jam i bindur se një ditë kjo xhami do ta ketë edhe minaren e vetë. A do të thirret ezani? Minarja nuk është ndaluar për shkak të thirrjes së ezanit, por për shkak të simbolikës islame. Ezani do të dëgjohet brenda xhamisë, ndërsa jashtë saj do të dëgjohet me një zë të ulët. Për momentin nuk kemi bashkëpunim me zyrtarët e kishave vendore. As ne, e as ata, tani për tani, nuk kemi kërkuar të takohemi dhe të bashkëpunojmë. Ne jemi duke pritur që ata të reagojnë të parët, ndoshta edhe ata janë duke pritur që ne ta bëjmë hapin e parë? Por, para hapjes së xhamisë, ne kemi ftuar fqinjët që t’ju prezantojmë objektin dhe t’ju ofrojmë bashkëpunim. Na kanë përgëzuar dhe falënderuar për ftesën. Tani jemi duke u përgatitur që ta ftojmë gjithë regjionin në ditën e dyerve të hapura, dhe t’ju prezantojmë xhaminë. Aktualisht xhemati ynë numëron 296 anëtarë. Sipas të dhënave tona, në kantonin Neuchâtel ka mbi 350 familje muslimane, prandaj presim një fluks të anëtarësimit. Kjo është realitet, sepse këtu xhemati është i vetmi institucioni që mbledh dhe kujdeset për muslimanët”, thotë imami i xhamisë, Hafiz Mustafa Efendi Mehiç.
Kisha është blerë nga protestantët, ajo nuk kishte kryq as brenda e as jashtë. Çmimi i saj ishte një milion franga, 850 milionë euro. Kur çmimi i saj ka rënë në 680.000 franga, rreth 400,000 euro, muslimanët e blenë me kusht që komuna të lejoj ndërtimin e edhe 250 metra katrorëve tjerë. Për blerjen e kishës xhemati ka angazhuar arkitektin, i cili ka kompaninë e vetë, dhe noterin zviceran. Pas peripecive të vogla, kisha është blerë dhe është marrë leja për ndërtim.
Ndërtimi i xhamisë ka kushtuar rreth 950,000 euro. Një pjesë me madhe e të hollave janë grumbulluar nga xhemati. Xhamia dhe qendra kulturore në Neuchâtel ka afro 500 metra katror, një kafeteri, një dhomë takimi, një dhomë për mysafirë …/igj/