Evropa e ‘pasur’ numëron 19 milion qytetarë të uritur, në këtë kategori hyjnë edhe rreth 70 mijë familje të varfra të Maqedonisë.
Derisa të dhënat janë alarmante, nga ana tjetër banorët e Maqedonisë në kosh plehrash hedhin 2 mijë ton ushqim të cilin e konsiderojnë të pa nevojshëm  vetëm për një vit.
Këto janë shifrat që u bënë publike në punëtorinë me temë ‘Praktika evropiane dhe rajonale të përballjes me urinë dhe varfërinë’, organizuar nga Banka botërore Feba.
‘Nuk konsiderohen të varfër vetëm ata që nuk kanë çfarë për të ngrënë por edhe ata familje në të cilat brenda muajit hyjnë 30 mijë denarë. Pra marrë me përqindje rreth 30.4 për qind e popullatës në vend konsiderohen si të varfër’ tha Dushko Hristov përfaqësues i Bankës për ushqim Feba.
Bankat për ushqim, në vit ushqejnë rreth 5 milion njerëz të gjithë Evropës, tha më tej Hristov.
Me këtë siç u konstatua nga pjesëmarrësit e punëtorisë, në momentin kur të gjithë konsiderojnë se Evropa i ka kaluar disa sfida, ajo ballafaqohet me pa punësi të madhe dhe mungesë ushqimi.
Ndryshe, punëtoria e cila zgjat dy ditë, ka për qëllim të vetëdijësoj opinionin për gjendjen e varfërisë dhe urisë në vend dhe rajon./Portalb