Të premten më 26 korrik 2013, Forumi Rinor Islam – Dega në Tetovë ka organizuar iftar të përbashkët me aktivistët e vet dhe bashkëpuntorët. Qëllimi i iftarit ka qenë takimi dhe njohja më e mirë ndërmjet aktvistëve të kësaj organizate në Tetovë dhe partnerëve të saj.
Pas ngrënies së iftarit, të pranishmit patën rastin të dëgjojnë ligjëratë nga hoxhë Rufat Sherifi i cili foli për vlerat civilizuese të luftës së Bedrit. Ai u ndal në mësimet që dalin nga Luft e Bedrit, të cilat janë të aplikueshme edhe sot në shumë konventa ndërkombtare.
Në këtë iftar morrën pjesë rreth 100 aktvist dhe bashkëpuntor të FRI-së, si dhe sektori i femrës pranë kësaj organizate me aktivistet e veta.

Ifatri dhe tribuna ne Tetove (2)
FRI – Dega në Tetovë organizoi iftar dhe tribunë

Ifatri dhe tribuna ne Tetove (3)
FRI – Dega në Tetovë organizoi iftar dhe tribunë

Zyra për marrëdhënie me publikun pranë Forumit Rinor Islam