FRI (Forumi Rinor Islam) ka filluar fushatën e shpërndarjes së shportave të Ramazanit në Rajonin e Pollgout. Rahim Husejni anëtar i FRI-së në Tetovë, tha se interesimi i qytetarve për shporta për familjet skmanorë, është tejet i madh, kurse numri i atyre të cilët interesohen për të marrë një pako ushqimore, është i madh. “Shporta e Ramazanit është një aktivitet i FRI-se qe organizohet vite me rradhë dhe këtë vit qytetarët e Tetovës mund të dënojnë nga një pako me artikuj ushqimor e cila dënon 300 denar. Interesimi i qytetarve për këtë aktivitet është i madhë mirpo interesimi më i madhë është i qytetarve të varfur të cilët interesohen për të marrë një pako ushqimore që të kenë edhe ato të shtrojnë dicka në iftarin e tyre. Sot aktivistët e Forumit Rinor Islam janë organizaur për të pëbërë shpërndarjen e parë të shportave të Ramazanit që do të bëhet në fshatat e Dervenit”.
Si çdo here këtë aktivitet e përkrah fuqishëm edhe sektori i Femrës pranë FRI-së, ato thonë se këto shporta janë dhuruar nga njerëzit bujar, të cilët janë solidarizuar në këtë muaj të shejntë për të ndihmuar të gjitha familjet nevojtare.
“Gjatë dhjetë ditëshit të parë të muajit të Ramazanit, aktivistët e FRI kanë siguruar rreth 400 shporta, pako këto të cilat do t’u ndahen fëmijëve jetim, skamnorve dhe personave me nevoja të vecanta”, ka bërë të ditur Nadire Musliu, anëtare e FRI, Tetovë.
Këtu mund të shifni fotografitë gjatë shpërndarjes së mbi 300 Shportave së Ramazanit, në: Tetovë, Zhelinë, Leshnicë, Kapaçdoll, Merovë, Sallarevë, Rogle, Novosellë, Cerovë, Drenoc, Poroj, Xhepçisht, Neproshten dhe Sllatinë.
Zoti i ndohmoftë nevojtarët dhe ua shtoftë pasurinë bamirësve!