Maqedonia është pjesë e 36 shteteve në listën e Universitetit të Torontos, në të cilat është shfrytëzuar programi për spiunim i kompanisë “Gama International”, e cila është akuzuar nga fondacioni “Mozilla” se e ka shfrytëzuar dhe keqpërdorur emrin e tyre “FireFox” për qëllime të spiunazhës.
Sipas televizionit “BBC”, programi i quajtur “Finfisher” është legjitim që shërben për mbikqyrje, për të cilin thuhet se e shfrytëzojnë krerët e shteteve që në mënyrë sekrete të vijnë deri në informacione.
Grupacioni për hulumtime “Cityzen Lab” e universitetit të Torontos, zbulon se serverët për komandim dhe kontrollim e programit “Finfisher” janë aktive, apo janë prezente në 36 shtete, një prej tyre është edhe Maqedonia.
Raporti hulumtues më tej  tregon se në çdo shtet ka një server që mund të dërgon një program të dëmshëm në kompjuterin tuaj, i fshehur në shfletuesin “Mozilla Firefox” që nëpërmjet tij, monitoron gjithçka përderisa ju përdorni Internetin. Programi mund të krijon dhe dërgon screenshot (pamje – fotografi ) nga monitori juaj, kontrollon mesazhet tuaja elektronike, por mund edhe ta ndezë kamerën dhe mikrofonin tuaj.
Siç thonë shkencëtarët kanadez, Finfisher është i rezistueshëm në gjitha antiviruset, kështu që është e pamundur të detektohet. Së bashku me Maqedoninë, në rrjetin e shteteve që shfrytëzohet ky program janë edhe Bulgaria, Serbia, Hungaria, Austria dhe Turqia.
Në vitin 2011, “BBC” ka ardhur deri në disa dokumente nga ndërtesat e shërbimit sekret të Egjiptit, të vjedhura në kohën e trazirave, të cilat sugjerojnë se kompania britanike i ka ofruar qeverisë egjiptiane programin “Finfisher” për t’i ndjekur aktivistët.
“Gama International” i ka demantuar të gjitha këto informacione.