Edhe këtë vit në mënyrë solemne Forumi Rinor Islam dega në Shkup bëri pritjen e musafirit të bekuar, Ramazanit. Me një program të pasur artistik organizatorët u munduan që në mënyrë dinjitoze ti dëshirojnë mirëseardhje dhe njëkohësisht të kënaqin publikun e shumtë të mbledhur para xhamisë së Murat Pashës, në Çarshinë e vjetër të Shkupit.
Me recitimin e disa ajeteve nga Kur’ani famëlartë, hafizi i mirënjohur në trojet tona dhe më gjërë, hfz. Xhemail Nuhiu bëri hapjen e këtij evenimenti duke i dhuruar të pranishmëve emocione të pafund. Më pas, vijoi fjalimi përshëndetës i kryetarit të Forumir Rinor Islam zotëri Fevzi Musliut, i cili shfrytëzoi rastin të përshëndet të pranishmit dhe njëkohësisht të shtjellon me disa fjalë të shkurtra përzgjedhjen e motos për këtë vit nga Forumit Rinor Islam – “Ramazani, muaj i shpalljeve”.
Manifestimi në fjalë nuk do të kishte shije, po të mos ishin interpretuesit e ilahive Avni Nebiu dhe Xhemail Nuhiu, të cilët kryen pjesën më të bukur të tubimit, atë artistiken. Me zërin e tyre kumbues e të bukur nxitën ndjenja të paharueshme tek publiku i mbledhur. Në paraqitjen e tyre interpretuan disa ilahi të njohura. Programi e pasur e begatoi edhe Rexhep Avdiu, i cili recitoi një monolog për Ramazanin.
Në fund aktiviteti u përfundua në mënyrë më të veçantë dhe spektakulare për të gjithë, duke bërë lansimin e fishekzjarreve.

08.07.2013 Manifestimi Mirëseerdhe Ramazan (42)
“Mirëserdhe Ramazan, muaj i shpalljeve”

08.07.2013 Manifestimi Mirëseerdhe Ramazan (57)
“Mirëserdhe Ramazan, muaj i shpalljeve”

08.07.2013 Manifestimi Mirëseerdhe Ramazan (60)
“Mirëserdhe Ramazan, muaj i shpalljeve”

08.07.2013 Manifestimi Mirëseerdhe Ramazan (69)
“Mirëserdhe Ramazan, muaj i shpalljeve”

 
Zyra për marrëdhënie me publikun