Palestinezët thonë se nuk kanë ndonjë zgjidhje tjetër, pos që ta dërgojnë Izraelin para Gjykatës Ndërkombëtare Penale(ICC), nëse shteti hebre vazhdon me planet për ndërtimin e vendbanimeve hebrenje në territorin, që palestinezët e duan për shtetin e tyre në të ardhmen.
Ministri i Jashtëm palestinez, Raid Malki tha se vendimi i qeverisë së tij do të varet nga fakti nëse Izraeli zbaton planet për të ndërtuar vendbanime në rrethinat arabe të Jerusalemit Lindor.Palestinezëve iu bë e mundur, që t’i bashkohen ICC, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përmirësoi statusin e palestinezëve në trupin botërore në muajin nëntor.
Malki po fliste në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Lindjen e Mesme.Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice u ankua në lidhje me referencat e delegacionit palestinez mbi “shtetin palestinez, duke thënë se deklaratat e tilla nuk e bëjnë atë një shtet.REL