Zakonisht nënat janë shumë të kujdesshme gjatë fazës së kalimit të fëmijës nga gjiri në ushqimin shtesë por më pas e nënvlerësojnë këtë aspekt.
Ato e kanë shumë të vështirë të përgatisin një ushqim të shëndetshëm për fëmijën sidomos pas kthimit në punë dhe fillimit të orëve të gjata në punë. Për këtë arsye shumica prej nesh zgjedhim produktet e gatshme. Por ne duhet të tregohemi më të kujdesshme për sa i përket shëndetit tonë dhe të fëmijës duke zgjedhur produktet e duhura.
-mos konsumoni produkte industriale.
-një herë në javë mund të konsumohet një ushqim i dëmshëm. Por, fëmija nuk do të hajë deri në moshën 1-vjeçare. Burimi më i mirë i kalciumit janë zarzavatet jeshile. Nuk është qumështi. Dhe nëse marrim parasysh faktin se vlerat e qumështit të pasterizuar janë më të pakta atëherë nuk duhet marrë fare. Burimi i dytë më i mire janë produktet e detit.
-merrni të paktën 30min dritë në ditë. Kështu merrni vitaminën D.
Ushqimet e dëmshme për fëmijët:
1. Qumështi: nuk duhet të pihet qumësht deri në moshën 2-vjeçare. Qumështi i patretur mirë qëndron në zorrë në trajtë mukoze duke shkaktuar kancerin. Pas moshës 2-vjeçare tek fëmijët humbet dhe enzima laktaz e cila tret qumështin tek bebet. Produktet e pasterizuara dhe UHT nuk përmbajnë kalcium. Konsumoni djathë dhie, kos natyral dhe gjalpë natyral.
2. Sheqeri: është shumë i dëmshëm, ushqen qelizat kanceroze. Mos konsumoni produkte që përmbajnë shurupin e glukozës. Mos konsumoni produktet e gatshme në paketë alumini të cilat përmbajnë ngjyrues.
3. Mielli i bardhë: preferoni miellin e grurit. Mos konsumoni makarona, zgjidhni bullgurin, orizin në vend të tyre. Të gjitha produktet e grupit të bishtajoreve të thata lërini të presin në ujë të paktën 12 orë për të eliminuar gazrat.
4.Yndyrat: të gjithë vajrat përveç vajit të ullirit të kulluar dhe gjalpit të përftuar nga kafshët e ushqyera me bar janë të dëmshëm.
5. Mishi: mos konsumoni mish viçi, mish pule ferme dhe peshk rezervuari. Gjeni produktet organike. Mishi i viçit dhe mishi i pulës së fermës përmban shumë antibiotikë dhe ilaçe. Hani mish pule fshati dhe mish dhie. Mos hani peshk rezervuari dhe peshq të ujëra të thella sepse përmbajnë metale të rënda. Hani peshq të vegjël të freskët deti.
6. Të dëmshme: mos konsumoni zarzavate apo fruta jashtë stinës, të prodhuara në serë. E rëndësishme është shija e produktit që merrni dhe jo trajta e tij.
Shënim: të gjitha sa u thanë më sipër janë për ushqyerje ideale, secili bën sa mundet për fëmijën e tij…
/Start/